Me një vendim unanim, Këshilli Bashkiak i Fushë Arrëzit ka votuar kundër shkrirjes së kësaj bashkie. Kryebashkiaku Hilë Curri ka deklaruar se vendimi i këshillit duhet të respektohet dhe mund të rrëzohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese dhe jo me vendim qeverie. Këshilltarët kanë deklaruar se shkrirja e Bashkisë do të largonte shërbimet nga qytetarët dhe do të sillte shpopullimin e zonës.
Këshilli bashkiak i Fushë Arrëzit ka vendosur unanimisht kundër shkrirjes së kësaj bashkie dhe bashkimit me Pukën. Kryebashkiaku Hilë Curri ka deklaruar se vendimi i këshillit duhet të respektohet dhe mund të rrëzohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese dhe jo me vendim qeverie. Curri theksoi se edhe vetë Bashkia e Pukës ka dalë me një vendim ku e kundërshton bashkimin me Fushë Arrëzin.
Këshilltarët kanë deklaruar se shkrirja e Bashkisë do të largonte shërbimet nga qytetarët dhe do të sillte shpopullimin e zonës, pasi mundësitë e punësimit do të pësonin një ulje drastike.
Ndërkohë, Turi i dëgjesave publike të komisionit të këshillit bashkiak Divjakë, këtë të martë u ndal në njësinë administrative Tërbuf. Komisioni i këshillit bashkiak ka kundërshtuar ashpër komisionin Mazniku.
Të pranishmit në sallë u shprehën njëzëri kundër shkrirjes së Bashkisë Divjakë dhe në fjalët e tyre u përqendruan tek mangësitë në infrastrukturë dhe shërbime të tjera që duhen përmirësuar nga pushteti qendror.
© SYRI.net