Pagat e magjistratëve/ Zv.kryetari i GJL kundër formulës së PS: Nuk e realizon standardin e vendosur nga Kushtetuesja
15 Sh...
Aktualitet
“Nata e pritjes”! Nga Kosova në Hagë, shqiptarët presin vendimin për krerët e UÇK-së nga Gjykata Speciale
Po ashtu, sonte është vendosur “Ora e Pritjes”, si e fundit përpara vendimit të madh. Qytetarë janë mbledhur edhe në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për ta pritur vendimin e Speciales për katërshen e UÇK-së.
15 Shtator 2026, 22:59Nga E. D
HAGË- Pak metra larg Gjykatës Speciale, qindra shqiptarë janë mbledhur sonte me flamuj kombëtarë e pankarta patriotike në përkrahje të krerëve të UÇK-së, vendimi për të cilët do të jepet nesër.
Po ashtu, sonte është vendosur “Ora e Pritjes”, si e fundit përpara vendimit të madh. Qytetarë janë mbledhur edhe në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për ta pritur vendimin e Speciales për katërshen e UÇK-së.
Gjithashtu edhe në Skënderaj dhe në komuna të tjera të Kosovës janë mbledhur qytetarë për ta pritur në qiell të hapur verdiktin e Dhomave të Specializuara.
Nesër, me fillim nga ora 10:00 do të nisë seanca e fundit ku do të jepet verdikti final i shkallës së parë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin./Dosja.al