Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Policia i gjeti kokainë brenda tavanit të banesës, dënohet me 32 muaj burg shqiptari në Skoci

Shkruar nga Newsbomb
Policia i gjeti kokainë brenda tavanit të banesës, dënohet
Foto Ilustruese

Një 31-vjeçar shqiptar është dënuar me 2 vite e 8 muaj burg në Skoci, pasi u kap si pjesë e një grupi që shpërndante kokainë.

Bëhet fjalë për Ervis Nezajn, i cili pranoi para Gjykatës së Sherifit në Aberdeen se ishte përfshirë në furnizimin me lëndë narkotike në periudhën nga maji deri në tetorin e vitit 2025. Sasia e drogës e kapur llogaritet me vlerë tregu deri në 109 mijë paund.

Gjithçka nisi në maj 2025, kur policia skoceze identifikoi një numër telefoni që përdorej për shitjen e drogës. Nëpërmjet përgjimeve dhe pamjeve të kamerave të sigurisë, hetuesit arritën tek Nezaj dhe tek një makinë Toyota me ngjyrë blu që ai përdorte.

Më 12 maj, efektivët ndaluan automjetin në rrugën Trinity Street në Aberdeen. Brenda tij gjetën 1,060 paund cash. Kontrolli u shtri më pas në disa banesa që dyshohej se shërbenin si baza të rrjetit. Në një shtëpi ku nuk banonte askush, u zbuluan dy qese me kokainë dhe pasaporta e shqiptarit. Ndërkohë në një apartament në Castle Street u gjetën 10 qese të tjera me kokainë dhe 280 paund.

Goditja finale u dha më 31 tetor. Nezaj u ndalua së bashku me një person tjetër në një makinë në Summerhill Terrace. Gjatë kontrollit policia i gjeti një iPhone, 910 paund dhe disa çelësa. Brenda tavanit të makinës ishin fshehur tetë qese me kokainë. Një nga çelësat i përkiste pikërisht banesës në Eigie Walk, ku gjatë rikthimit atje u gjetën edhe tre qese të tjera, ndërsa brenda një altoparlanti ishin fshehur 848 gramë kokainë.

Në total u sekuestruan 874 gramë kokainë dhe 2,943 paund cash. Në seancën gjyqësore, avokati i tij tha se klienti ishte futur në këtë aktivitet për shkak të borxheve në Shqipëri dhe se pas vuajtjes së dënimit do të kthehej në vendin e tij. Gjykata u informua gjithashtu se Nezaj kishte një precedent penal në Angli për shpërndarje kanabisi.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese