E martë, 15 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

(VIDEO) Ky është goli i shënuar nga Anis Mehmeti

Ilustrim · Vizion Plus

Anis Mehmeti nuk zhgënjen, shënon sapo i jepet mundësia.

Ylli i Kombëtares shqiptare, i lënë në hije nga trajneri i Ipsuiçit në ndeshjet e Premier League, duke mos u grumbulluar, ka shënuar mbrëmjen e sotme në EFL Cup përballë Arsenalit.


Edhe pse goli i Mehmetit shërben vetëm si statistikë në këtë sfidë, pasi Arsenali udhëhiqte me rezultatin 4-0, ka peshë për vetë futbollistin, i cili tregoi vlerat e tij.


Një mbrëmje për t’u harruar për Ipsuiçin kjo e sotmja, por jo për Anis Mehmetin, i cili gjeti golin, sapo iu dha mundësia.


Ylli kuqezi ishte rreziku i vetëm konstant për skuadrën e tij në këtë sfidë, duke i shënuar një gol Arsenalit, por dhe i vetmi që tentoi të shënonte në pjesën e parë.


Rezultati final u mbyll 4-2 për Arsenal.
Në linkun më poshtë keni golin

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.