web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Espi futet nga stoli dhe bën heroin, Reali fiton në shtesë

15 Shtator 2026, 23:40, Sport CNA

Espi futet nga stoli dhe bën heroin, Reali fiton në shtesë

Real Madridi ka vuajtur më shumë se ç'pritej por ka arritur të marrë një fitore të madhe 2-3 në transfertë ndaj Elches.

Sfida e vlefshme për javën e 6-të të La Ligës u duk e lehtë në letër, por fusha tregoi një përballje tejet të luftuar.

Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho e mbylli pjesën e parë në avantazh të dyfishtë. Madrilenët zhbllokuan shifrat me autogolin e portierit Dituro, përpara se Kylian Mbappe të dyfishonte avantazhin. Megjithatë, fraksioni i dytë solli një reagim befasues nga skuadra vendëse që mban vendin e fundit në tabelë.

Elche barazoi përkohësisht sfidën falë realizimeve të njëpasnjëshme nga Osorio dhe Nino. Kur ndeshja po shkonte drejt barazimit, Espi doli në skenë duke shënuar golin e fitores në minutën e 91-të.

Me këtë sukses dramatik, Real Madridi ngjitet përkohësisht në kuotën e 15 pikëve krah për krah me Barcelonën kryesuese.





Lajmet e fundit nga