Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ronaldo synon ta blejë Al-Nassrin

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo pritet të bëhet bashkëpronar i klubit nga Arabia Saudite, Al-Nassr, nëse realizohet oferta e një konsorciumi investues, pjesë e të cilit është edhe ylli portugez. 

Ronaldo po përgatit ofertë për blerjen e klubit, së bashku me një grup investitorësh.

Sipas raportimeve, konsorciumi përbëhet nga pesë investitorë, të cilët synojnë të investojnë rreth 100 milionë dollarë. 

Në mesin e tyre është edhe Gerry Cardinale, pronari i Milanit, përmes kompanisë RedBird Capital Partners.

Në grup përmenden gjithashtu biznesmenët Ibrahim Al-Muhaidib, Mohammed Al-Khuraiji dhe Sharaf Al-Hariri.

Edhe Ronaldo mund të shpallet të martë kampion me Al Nassr Futboll Ronaldo mund të shpallet të martë kampion me Al Nassr

Në total, konsorciumi pritet të investojë rreth 500 milionë dollarë për të përfituar një pjesë të konsiderueshme të pronësisë së Al-Nassrit, klubit që aktualisht kontrollohet nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite. 

41-vjeçari Ronaldo pjesë e Al-Nassrit është nga viti 2023. Kontrata i skadon në verën e vitit të ardhshëm.