Tifozët e Arsenalit u ngritën në këmbë pasi Max Dowman shënoi supergol të martën mbrëma.
16-vjeçari në ndeshjen e tij të parë si titullar për Arsenalin, shënoi golin e parë në ndeshjen për Kupë të Ligës së Anglisë kundër Ipwsichit.
Dowman e mori topin nga Eberechi Eze. Vrapoi drejt zonës së penalltisë, dribloi një futbollist kundërshtar dhe shënoi për 1:0.
Pjesën e parë Arsenali e mbylli me rezultat 2:0.
Mehmeti shënoi gol në mbrëmjen ku shkëlqeu 16-vjeçari i Arsenalit
Futbollisti shqiptar, Anis Mehmeti, shënoi gol për Ipswichin në ndeshjen ku shkëlqeu 16-vjeçari i Arsenalit, Max Dowman.
Mehmeti e realizoi golin në minutën e 62-të, ndërsa Arsenali e fitoi ndeshjen me rezultat 4:2 të martën, në kuadër të Kupës së Ligës të Anglisë.
Por, nata ishte e talentit të Arsenalit, 16-vjeçarit Dowman.
Ai në ndeshjen e tij të parë si titullar për Arsenalin, shënoi dy gola.
Golin e parë e shënoi në minutën e shtatë, kurse të dytin për 3:0 e realizoi në minutën e 47-të.
Noni Madueke në minutën e 16-të e shënoi golin e tretë, kurse golin e katërt e realizoi Mikel Merino në minutën e 58-të.
Në minutën e 91-të, Chuba Akpom, realizoi golin e dytë për vendësit, por Arsenali avancoi tutje.
Anis Mehmeti i shënon gol Arsenalit
Anis Mehmeti i ka shënuar gol skuadrës së Arsenalit.
Mehmeti e realizoi golin në minutën e 62-të.
Ipswichi është duke humbur 4:1 nga Arsenali.
VIDEO:
Tjetër gol i bukur nga 16-vjeçari, Dowman
Max Dowman ka shënuar tjetër gol të bukur të martën për Arsenalin nda Ipswichit, në kuadër të Kupës së Ligës.
Ai shënoi golin për 3:0 në minutën e 47-të.
Golin për 1:0 e shënoi në pjesën e parë, saktësisht në minutën e shtatë të ndeshjes.
Për Ipswichin po luan Anis Mehmeti.