Kursi i këmbimit, 16 shtator 2026
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 79 lekë dhe ...

Sektori i ujësjellës-kanalizimeve ka përmirësuar treguesit financiarë gjatë vitit 2025, me rritje të aftësisë për të mbuluar kostot e aktivitetit, por më shumë se gjysma e operatorëve vijojnë të mos arrijnë të financojnë nga të ardhurat e tyre kostot e operimit dhe mirëmbajtjes.
Sipas Raportit të Performancës 2025 të Entit Rregullator të Ujit (ERRU), mbulimi i kostove të operimit dhe mirëmbajtjes (O&M) arriti në 116.8%, niveli më i lartë i regjistruar deri tani, nga 107.6% një vit më parë.
Ndërkohë, mbulimi i kostos totale u rrit në 89%, nga 83.2% në vitin 2024. ERRU vlerëson se këto rezultate reflektojnë përmirësimin gradual të qëndrueshmërisë financiare të sektorit, por mbulimi i plotë i kostove mbetet ende një objektiv për t’u arritur.
Përmirësimi i treguesve financiarë u mbështet nga rritja e të ardhurave të gjeneruara nga aktiviteti. Gjatë vitit 2025, të ardhurat e shoqërive ujësjellës-kanalizime u rritën me rreth 1 miliard lekë ose 9%, një ritëm më i lartë se rritja e kostove. Sipas raportit, “raporti ndërmjet të ardhurave dhe kostove u përmirësua, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e treguesve të mbulimit të kostove”.
Ajo që bie në sy është se përmirësimi i sektorit në nivel kombëtar nuk është i njëjtë për të gjithë operatorët. Nga 17 shoqëri që operuan gjatë vitit 2025, vetëm 8 arritën të mbulojnë kostot O&M, ndërsa 9 shoqëri ose 53% e totalit vijuan të mos i mbulojnë këto kosto.
Raporti i ERRU-së evidenton se rezultatet e operatorëve më të mëdhenj kanë ndikim të rëndësishëm në performancën e përgjithshme të sektorit. “Performanca financiare e sektorit vijon të ndikohet në masë të konsiderueshme nga rezultatet e operatorëve me peshën më të madhe në sektor”, thuhet në dokument.
Kostot totale të aktivitetit të shoqërive ujësjellës-kanalizime arritën në rreth 13.92 miliardë lekë në vitin 2025, nga 13.67 miliardë lekë një vit më parë, duke shënuar një rritje prej rreth 2%. Rritja u ndikua kryesisht nga shtimi i kostove të amortizimit, provizioneve, kostove financiare dhe zërave të tjerë të lidhur me aktivitetin.
Një nga zërat kryesorë që ka ndikuar në kostot operative ishte puna. Sipas raportit, kostoja e punës u rrit me rreth 245.6 milionë lekë, duke arritur në 6.1 miliardë lekë në vitin 2025.
Kjo ndodhi edhe pse numri i punonjësve në sektor u ul në 7,468 persona, nga 7,616 një vit më parë. ERRU shpjegon se rritja e kostove lidhet kryesisht me “ndryshimet në pagën bazë minimale në shkallë vendi, si dhe me rritjen e pagave për kategori të ndryshme punonjësish, veçanërisht të stafit administrativ”.
Edhe energjia elektrike vijon të jetë një nga kostot kryesore për operatorët. Në vitin 2025, shpenzimet për energjinë u rritën me rreth 85.8 milionë lekë ose 3.5%, duke përbërë rreth 24% të kostove të operimit dhe mirëmbajtjes. /Monitor
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 79 lekë dhe ...
Nafta Brent arriti një maksimum ditor prej rreth 108 dolla...
Ndërkohë që pagesat me kartë po shënojnë rritje të lartë p...
Një e katërta e të punësuarve që derdhin kontribute rezult...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 79.2 lekë dhe ...
Nafta në Shqipëri është ndër më të shtrenjtat në Europë, p...
Euro e ka nisur javën me rënie të mëtejshme në kursin e kë...
Prej fundjavës çmimet e karburanteve në tregun e pakicës k...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Janë publikuar çmimet mesatare të karburanteve në rajonin ...
Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi...
Shqipëria po përballet me çmime ushqimore më të larta se m...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 78.8 lekë dhe s...
Çmimi i naftës dhe benzinës në tregun vendas arrin afër ni...
Bonusi i Bebes ka mbështetur financiarisht mijëra familje ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 78.6 lekë dhe...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka zbritur sot për herë...
Bilanci i pagesave u përmirësua më tej në tremujorin e dyt...
Dy reparte ushtarake, konkretisht ai 3001 dhe 1001 kanë nj...
Shqipëria po humbet popullsi dhe veçanërisht të rinj, por ...
Siguria ushqimore në Shqipëri po kërcënohet vazhdimisht ng...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës...
Institucionet shtetërore në Shqipëri janë kthyer në një bu...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident rrugor është regjistruar në aks...
Një bandë shqiptare droge është shkatërruar nga Policia Fe...
Një 21-vjeçar është arrestuar në Durrës pas finalizimit të...
Arrestohet një 41-vjeçar që kishte kultivuar bimë kanabisi...
Viti i ri shkollor ka nisur me rritje shpenzimesh për fami...
Ditën e mërkurë pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte...
Këtë të martë pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte a...
52 nxënës më pak në klasat e para dhe 680 nxënës më pak në...
Ditën e nesërme në Gjykatën e Hagës do të jepet vendimi pë...
NATO ka rikonfirmuar se angazhiimi për sigurinë në Kosovë ...
Inspektori i përgjithshëm i departamentit të mbrojtjes së ...
Komisionarja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, përsëriti...
Ikona e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Reshat Arban...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Sektori i ujësjellës-kanalizimeve ka përmirësuar treguesit...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 79 lekë dhe ...
Nafta Brent arriti një maksimum ditor prej rreth 108 dolla...
Ndërkohë që pagesat me kartë po shënojnë rritje të lartë p...