16 Shtator 2026, 07:17
Nga E.d
Foto ilustruse
Ndërkohë që pagesat me kartë po shënojnë rritje të lartë prej disa vitesh radhazi, produkti kartave të kreditit ngelet në stanjacion edhe gjatë vitit 2026.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në mesin e këtij viti sektori bankar shqiptar raportonte gjithsej 119,813 karta krediti aktive. Numri i kartave të kreditit ka shënuar një rritje shumë të vogël, me më pak se 0.2% që nga fillimi i vitit.
Gjithmonë duke iu referuar statistikave të Bankës së Shqipërisë, numri total i pagesave me kartë krediti për 6-mujorin e parë të vitit arriti në 2.62 milionë, ne rritje me 14% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Megjithatë, numri dhe vlera e pagesave me kartë nuk i referohet vetëm kartave të kreditit të lëshuara nga bankat shqiptare, por të gjitha pagesave të kryera me kartë në infrastrukturën e POS-eve të sektorit bankar. Vlerësohet se një peshë të rëndësishme kanë edhe pagesat e kryera me kartë krediti nga turistët apo vizitorët e huaj.
Sidoqoftë, rritja e pagesave me kartë krediti është ndjeshëm më e ulët krahasuar me rritjen prej 23% të regjistruar nga pagesat me kartë debiti.
Shifrat tregojnë se kartat e kreditit ngelen një produkt pak i zhvilluar në sektorin bankar shqiptar. Numri i tyre aktual, pre afërsisht 120 mijë kartash, përfaqëson edhe një kufi historik. Kartat e kreditit nuk kanë arritur ndonjëherë të rriten përtej këtij kufiri. Kjo mund të shpjegohet kryesisht me faktin se ekonomia shqiptare vazhdon të ketë një shkallë shumë të lartë të përdorimit të parasë fizike si instrument për transaksionet ekonomike, ndërkohë që karta e kreditit është një produkt i dedikuar kryesisht për pagesat jo cash.
Kjo e ka bërë të vështirë depërtimin e këtij produkti në treg dhe vetë sektori bankar në përgjithësi nuk ka pasur një fokus shumë të fortë mbi të në segmentin e produkteve konsumatorë. Deri në fund të vitit 2024, tregu dominohej nga dy banka, BKT dhe Raiffeisen, që së bashku zotëronin më shumë se 64% të numrit të kartave aktive.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, norma mesatare efektive e interesit e kartave të kreditit për 6-mujorin e parë 2026 (për shumat e deri në 200 mijë lekë) ishte 27.91% për kartat në Lekë dhe 24.46% për kartat në Euro. Krahasuar me vitin e kaluar, normat mesatare të interesit kanë pësuar rritje të ndjeshme, si për Lekun, ashtu edhe për Euron.
Në terma mesatarë, megjithatë, normat e interesit të kartave ngelen relativisht të larta në raport me produktet e ngjashme të kredisë konsumatore bankare. Kjo ndodh për shkak të një shkalle të lartë të rrezikut që kartat e kreditit bartin si produkte kreditore, por edhe me ekzistencën e një periudhë faljeje, brenda të cilës klienti mund ta paguajë detyrimin pa interesa.
Rritja e shpejtë e numrit të bizneseve që pranojnë pagesa me kartë mund të jetë një parakusht i rëndësishëm për të zhvilluar tregun e kartave të kreditit, si produkt kreditor i orientuar kryesisht te pagesat jo cash. Megjithatë, deri tani shifrat tregojnë se ky produkt nuk po arrin të zhvillohet dhe rritet më tej./Monitor
karta banka blerje
Ekonomi
15 Shtator 2026, 07:13
E.d
Foto ilustruse
Euro e ka nisur javën me rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit me Lekun dhe ka prekur një minimum t&eum...
Ekonomi
13 Shtator 2026, 07:39
G.M
Shqipëria po përballet me çmime ushqimore më të larta se mesatarja europiane, ndërsa të ardhurat për frymë mbet...
Ekonomi
13 Shtator 2026, 07:29
G.M
Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi se konkurrentët e tyre në rajon, si pasojë e varësis&e...
Ekonomi
12 Shtator 2026, 10:37
I.A
Pierre Sentenac dhe Gent Sejko
TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, priti në një takim zyrtar në ...
Ekonomi
12 Shtator 2026, 08:35
I.A
KOSOVË- Kosova po hyn në një fazë të fortë tkurrjeje demografike: lindjet janë përgjysmuar në tri dekada, ndë...
Ekonomi
12 Shtator 2026, 08:30
I.A
TIRANË- Bonusi i Bebes ka mbështetur financiarisht mijëra familje shqiptare që prej vitit 2019, por nuk ka arritur të ndryshojë ...
Ekonomi
11 Shtator 2026, 12:03
I.A
Randi Davis dhe Gent Sejko
TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, zhvilloi një takim me Randi Davis, Për...
Ekonomi
11 Shtator 2026, 07:21
E.d
Foto ilustruse
Bilanci i pagesave u përmirësua më tej në tremujorin e dytë të vitit, i mbështetur sidomos nga turizmi dh...
Ekonomi
11 Shtator 2026, 07:17
E.d
Grafiku
Remitancat po vijojnë të rriten, të nxitura edhe nga vala e re e emigracionit. Në gjashtëmujorin e parë të ...
Ekonomi
10 Shtator 2026, 08:09
I.A
TIRANË- Pavarësisht një rezultati në total pozitiv, disa objektiva të Programit të Dytë të Politikave për Që...