"KFOR me rëndësi për stabilitetin në Ballkan"/ Daniel Lawton: Administrata e Trump po angazhohet në nivele të lart...
Aktualitet
Seanca për ish-krerët e UÇK-së/ Mbesa e Jakup Krasniqit puth portretin e gjyshit: Nuk jam e lirë pa lirinë tënde, të pres me mall (VIDEO)
Poshtë videos të postuar në rrjetet e saj sociale ajo shkruan se nuk është e lirë pa lirinë e babit dhe gjyshit të vazjës së saj.
16 Shtator 2026, 07:57Nga E.d
Mbesa e Jakup Krasniqit
PRISHTINA- Ditën e sotme në orën 10:00 do të nisë seanca e fundit gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ku do të merret verdikti final ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit. Kjo ngjarje është shoqëruar mbështetje nga ana e qytetarëve dhe reagime të shumta.
E bija e Jakup Krasniqit, Gresa, ka publikuar një video të vajzës së saj duke e puthur portretin e gjyshit. Poshtë videos të postuar në rrjetet e saj sociale ajo shkruan se nuk është e lirë pa lirinë e babit dhe gjyshit të vazjës së saj. Gjithashtu ajo shprehet se është krenare për të dhe e pret me mall.
“Unë s’jam e lirë, pa lirinë tënde, gjysh. Prej tokës e gjer në qiell, do të jetoj me krenari që në gjakun tim, në trupin tim të vogël, rrjedh gjaku yt ilir!”. Te pres me mall e dashuri!”, shkroi Gresa në këtë postim./Dosja.al