“Unë s’jam e lirë, pa lirinë tënde, gjysh” , mbesa e vogël puth portretin e Jakup Krasniqit para vendimit në Hagë

16 Shtator 2026 | 08:04

Moment emocionues, vajza e Jakup Krasniqi publikon videon me të bijën e vogël që puth protretin e gjyshit, “Të pres me mall e dashur”.

Një moment emocional ka ardhur në prag të shpalljes së verdiktit për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Në një video të publikuar në TikTok, një vajzë shihet teksa puth portretin e gjyshit të saj, Jakup Krasniqit. Krahas pamjeve, është vendosur mbishkrimi: “Unë s’jam e lirë, pa lirinë tënde, gjysh”.

Mesazhi shoqërohet edhe me një dedikim të Gresës, e cila ka shkruar: “Prej tokës e gjer në qiell, do të jetoj me krenari që në gjakun tim, në trupin tim të vogël, rrjedh gjaku yt ilir!”. Në fund të postimit ajo ka shtuar: “Të pres me mall e dashuri!”.

Publikimi vjen në një ditë të rëndësishme për procesin gjyqësor në Hagë, pasi sot në orën 10:00 pritet të nisë seanca përfundimtare ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ku pritet të bëhet i ditur verdikti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Presim lirimin”, gjithë sytë e shqiptarëve nga Haga, 3 orë nga vendimi për ish-krerët e UÇK-së

Pas rreth gjashtë vitesh pritjeje, sot vjen momenti kur çështja ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së hyn në një pikë vendimtare. Në Hagë pritet të nisë...
07:39 | 16/09/2026

“Zjarret e lirisë” ndizen në Prishtinë, qytetarët presin verdiktin për ish-krerët e UÇK-së

Gazetari i Euronews në Kosovë, Xhemajl Rexha, raportoi për emisionin “Now me Erla Mëhillin” nga sheshi “Skënderbej” në qendër të Prishtinës, 12 orë para vendimit...
22:30 | 15/09/2026

‘Ish-krerët e UÇK-së meritojnë pafajësinë’, Berisha: Nesër, sytë e shqiptarëve drejt Hagës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në prag të vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së. Berisha shprehet se pret...
22:06 | 15/09/2026