E mërkurë, 16 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rama ndan videokartolinën nga vizita në Napoli, surpriza e veçantë në ceremoninë e inaugurimit të Konsullatës së Nderit të Shqipërisë

Ilustrim · Vizion Plus

Kryeministri Edi Rama zhvilloi të martën një vizitë në Napoli të Italisë, ku mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë. Konsullata, e drejtuar nga konsulli i nderit Giuseppe Lettieri, do të ketë juridiksion në rajonin e Kampanjës dhe synon të shërbejë si pikë referimi për komunitetin shqiptar, si dhe të forcojë bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Italisë.

Gjatë ceremonisë së inaugurimit, kryeministri Rama u surprizua edhe me një dhuratë të veçantë. Atij iu dhurua një skulpturë e vogël me portretin e tij, një moment që u shoqërua me batuta dhe atmosferë festive gjatë aktivitetit.

Në një postim të publikuar mëngjesin e sotëm, Rama ndau pamje nga vizita në Napoli, duke e shoqëruar me mesazhin: “Mirëmëngjes 😊 dhe me videokartolinën e një dite të bukur miqësie dhe përbashkësie në Napoli, ju uroj ditë të mbarë.” Vizita përfshiu gjithashtu takime me përfaqësues të universiteteve të qytetit.

Gjatë qëndrimit në Napoli, Rama vizitoi edhe Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit “L’Orientale”, një qendër me traditë të rëndësishme në studimet albanologjike. Gjatë takimit me stafin akademik, ai theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare.

/vizionplus.tv

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.