Tre të vdekur nga rrëzimi i helikopterit të NBC-së gjatë raportimit live në Los Angeles (VIDEO)
Tre persona humbën jetën pas rrëzimit të një helikopteri të NBC-së në një periferi të Los Angeles, i cili po fluturonte pranë vendit ku më herët kishte ndodhur një aksident fatal me autobus.
Avioni u rrëzua të martën mes dy ndërtesave tregtare në zonën e Chatsworth, bëri të ditur një përfaqësues i Departamentit të Zjarrfikësve të Los Angeles. Një person tjetër u transportua në një spital të zonës, ndërsa gjendja e tij ende nuk dihet.
Në videot nga vendngjarja shihen dy kontenierë dhe disa automjete të përfshira nga flakët. Zjarri u vu nën kontroll, njoftuan zjarrfikësit. Ngjarja ndodhi pak para orës 19:00 sipas orës lokale të martën.
Sipas raportimeve, disa helikopterë të mediave ndodheshin në zonë në momentin e incidentit, duke raportuar për aksidentin me autobusin, ku dy persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën.
NBC konfirmoi se helikopteri që u rrëzua i përkiste këtij televizioni. Më herët, rrjeti kishte njoftuar se kishte humbur komunikimin me personat që ndodheshin në bord.
“E dinim se ishte një helikopter lajmesh, e dinim se kishim humbur komunikimin me njerëzit tanë që ndodheshin atje dhe sapo morëm konfirmimin se, në fakt, News Chopper 4 ishte rrëzuar pak para orës 19:00 në Chatsworth”, deklaroi prezantuesja Colleen Williams.
“Do të na duhen disa minuta për ta përpunuar atë që ka ndodhur, për ta përballuar dhe për t’u mbledhur sërish”, shtoi Williams, ndërsa zëri i saj u përlot disa herë.
Kryebashkiakja e Los Angeles, Karen Bass, deklaroi në një postim në platformën X se ishte “absolutisht e tronditur nga humbja e jetëve njerëzore në Chatsworth”.
Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit në SHBA (NTSB) do të marrë përsipër hetimin e incidentit.
Drejtori ekzekutiv i Anthropic ripërsërit thirrjen për ngadalësim të IA-së, Nvidia kërkon përshpejtim
Aleati i Maduros, Alex Saab, pranon fajësinë për pastrim parash në gjykatën amerikane
Paralajmërimi i Barack Obamës për rrezikun që po i vjen botës
- 08:12 Drejtori ekzekutiv i Anthropic ripërsërit thirrjen për ngadalësim të IA-së, Nvidia kërkon përshpejtim
- 08:04 “Unë s’jam e lirë, pa lirinë tënde, gjysh” , mbesa e vogël puth portretin e Jakup Krasniqit para vendimit në Hagë
- 07:54 Aleati i Maduros, Alex Saab, pranon fajësinë për pastrim parash në gjykatën amerikane
- 07:48 Paralajmërimi i Barack Obamës për rrezikun që po i vjen botës
- 07:46 Rusia mban zgjedhjet e para që nga nisja e pushtimit të Ukrainës
- 07:45 Rezultatet e dobëta tronditin CDU-në, Merz ultimatum drejtuesve të partisë: Më mbështesni ose jap dorëheqjen