BOTA /

Kosova pret në shesh bijtë e saj, sot në Hagë gjykata jep vendimin për 4 ish-krerët e UÇK

Liderët e UÇK-së janë deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzat e ngritura ndaj tyre.

Shkruar nga Versus

Kosova pret në shesh bijtë e saj, sot në Hagë gjykata jep

Sot në orën 10:00 në Gjykatën Speciale në Hagë nis seanca ku do të jepet vendimi i shkallës së parë për 4 prej ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin të cilët prej 6 vitesh mbahen në paraburgim.

Prej ditësh në Kosovë e Shqipëri, shqiptarët kanë shprehur mbështetjen ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së duke kërkuar shpalljen e tyre të pafajshëm dhe lirimin e menjëhershëm. Mbrëmjen e djeshme, sheshet e qyteteve të ndryshme të Kosovës janë mbushur me qytetarë dhe flamuj të UÇK-së.

Në Prishtinë e Mitrovicë janë vendosur ekrane gjigante që numërojnë mbrapsht orët deri në seancën gjyqësore ku pritet të jepet vendimi.

Kosova pret në shesh bijtë e saj, sot në Hagë gjykata jep

Deri në orën 12:00 seanca do të jetë publike, ndërsa aktgjykimi do të bëhet veçmas për secilin të akuzuar. I pari do të jetë Hashim Thaçi më pas Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe në fund Jakup Krasniqi. Ndërkohë jashtë gjykatës janë mbledhur qindra shqiptarë në mbështetje të ish-liderëve të UÇK. 

Për secilin do të lexohet verdikti për secilën nga 10 pikat e aktakuzës, çka do të thotë se procesi do të jetë më kompleks sesa një shpallje e vetme "fajtor" ose "i pafajshëm". 

Ish-krerët e UÇK akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa prokuroria ka kërkuar dënimin me 45 vite burg për secilin. Vendimi do të shpallet nga një trup gjykues i përbërë nga katër gjyqtarë ndërkombëtarë. 3 gjyqtarë kryesorë dhe 1 rezervë.  Në krye të trupit gjykues është gjyqtari amerikan Charles Smith III, i cili mban edhe rolin e kryesuesit të procesit. Versus.al

Poll