Nafta tërhiqet nga 108 dollarët, por mbetet mbi 105, tregjet druhen për furnizimet globale
Nafta Brent arriti një maksimum ditor prej rreth 108 dollarësh për fuçi këtë të martë, përpara se të zbris...
Nafta Brent arriti një maksimum ditor prej rreth 108 dollarësh për fuçi këtë të martë, përpara se të zbris...
Ka nisur numërimi mbrapsht në Hagë, ku kanë mbetur vetëm pak orë deri në shpalljen e vendimit për ish-krerët e Us...
Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 109-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për më shumë se tre muaj, q...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, ndërsa moti do të karakterizo...
Sektori i ujësjellës-kanalizimeve ka përmirësuar treguesit financiarë gjatë vitit 2025, me rritje të aftësisë p&e...
Viti i ri shkollor ka nisur me rritje shpenzimesh për familjet që kanë zgjedhur arsimin privat. Disa shkolla private, në nisje të fi...
Dashi Merkuri do ju nxite te tregoheni shume idealiste gjate kësaj dite dhe kjo mund te shkaktoje probleme te njëpasnjëshme. Do zhgënjehe...
Në kontrast të plotë me sigurimet e përsëritura të Donald Trump se SHBA-të nuk përballen me mungesë municionesh, nj...
Qytetarët në protestë kanë ‘zënë mat’ kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i cili ishte n&...
Arabia Saudite ka anuluar disa dërgesa të naftës së papërpunuar për klientët evropianë, të planifikuara për fu...

Ndërkohë që pagesat me kartë po shënojnë rritje të lartë prej disa vitesh radhazi, produkti kartave të kreditit ngelet në stanjacion edhe gjatë vitit 2026.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në mesin e këtij viti sektori bankar shqiptar raportonte gjithsej 119,813 karta krediti aktive. Numri i kartave të kreditit ka shënuar një rritje shumë të vogël, me më pak se 0.2% që nga fillimi i vitit.
Gjithmonë duke iu referuar statistikave të Bankës së Shqipërisë, numri total i pagesave me kartë krediti për 6-mujorin e parë të vitit arriti në 2.62 milionë, ne rritje me 14% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Megjithatë, numri dhe vlera e pagesave me kartë nuk i referohet vetëm kartave të kreditit të lëshuara nga bankat shqiptare, por të gjitha pagesave të kryera me kartë në infrastrukturën e POS-eve të sektorit bankar. Vlerësohet se një peshë të rëndësishme kanë edhe pagesat e kryera me kartë krediti nga turistët apo vizitorët e huaj.
Sidoqoftë, rritja e pagesave me kartë krediti është ndjeshëm më e ulët krahasuar me rritjen prej 23% të regjistruar nga pagesat me kartë debiti.
Shifrat tregojnë se kartat e kreditit ngelen një produkt pak i zhvilluar në sektorin bankar shqiptar. Numri i tyre aktual, pre afërsisht 120 mijë kartash, përfaqëson edhe një kufi historik.
Kartat e kreditit nuk kanë arritur ndonjëherë të rriten përtej këtij kufiri. Kjo mund të shpjegohet kryesisht me faktin se ekonomia shqiptare vazhdon të ketë një shkallë shumë të lartë të përdorimit të parasë fizike si instrument për transaksionet ekonomike, ndërkohë që karta e kreditit është një produkt i dedikuar kryesisht për pagesat jo cash.
Kjo e ka bërë të vështirë depërtimin e këtij produkti në treg dhe vetë sektori bankar në përgjithësi nuk ka pasur një fokus shumë të fortë mbi të në segmentin e produkteve konsumatorë. Deri në fund të vitit 2024, tregu dominohej nga dy banka, BKT dhe Raiffeisen, që së bashku zotëronin më shumë se 64% të numrit të kartave aktive.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, norma mesatare efektive e interesit e kartave të kreditit për 6-mujorin e parë 2026 (për shumat e deri në 200 mijë lekë) ishte 27.91% për kartat në Lekë dhe 24.46% për kartat në Euro. Krahasuar me vitin e kaluar, normat mesatare të interesit kanë pësuar rritje të ndjeshme, si për Lekun, ashtu edhe për Euron.
Në terma mesatarë, megjithatë, normat e interesit të kartave ngelen relativisht të larta në raport me produktet e ngjashme të kredisë konsumatore bankare. Kjo ndodh për shkak të një shkalle të lartë të rrezikut që kartat e kreditit bartin si produkte kreditore, por edhe me ekzistencën e një periudhë faljeje, brenda të cilës klienti mund ta paguajë detyrimin pa interesa.
Rritja e shpejtë e numrit të bizneseve që pranojnë pagesa me kartë mund të jetë një parakusht i rëndësishëm për të zhvilluar tregun e kartave të kreditit, si produkt kreditor i orientuar kryesisht te pagesat jo cash. Megjithatë, deri tani shifrat tregojnë se ky produkt nuk po arrin të zhvillohet dhe rritet më tej./Monitor
Një e katërta e të punësuarve që derdhin kontributin e parë me pagë deri në 50 mijë lekë në muaj, nd&eu...
Kostaq Stefa, një intelektual i formuar në një prej institucioneve më të rëndësishme të arsimit shqiptar, pedagog, njo...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, ndërsa moti do të karakterizo...
Në verën e vitit 1939, vetëm pak muaj pas pushtimit italian të Shqipërisë, Hava Kupi, bashkëshortja e Abaz Kupit, i drejtoh...
Sektori i ujësjellës-kanalizimeve ka përmirësuar treguesit financiarë gjatë vitit 2025, me rritje të aftësisë p&e...
Katër shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi dyshohen se janë pjesë e një grupi kriminal që ka kryer të paktë...
Drejtësia shqiptare ishte një nga çështjet e trajtuara në Kongresin amerikan. Joe Wilson ngriti shqetësime mbi korrupsionin, kri...
Policia austriake ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafik droge në Vjenë, një 32-vjeçar austriak dhe një 37-vje&ccedi...
Protesta e 108-të kundër qeverisë së Edi Ramës është shoqëruar edhe këtë herë me pankarta me mesazhe iron...
Vetëm një javë më parë, në kuadër të “Pranisë Besnike”, kryeministri Edi Rama u përcolli deputet&e...