web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hapja e Konsullatës së Nderit në Napoli/ Rama: Italia është alteregoja jonë europiane

16 Shtator 2026, 08:26, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të Konsullatës së Nderit në Napoli të Italisë.

Gjatë fjalës së tij në ceremoni Rama e cilësoi hapjen e Konsullatës si hapjen e një dere të dy realiteteve shumë të ngjashme.

Më tej u shpreh se Italia për Shqipërinë nuk është vetëm një partner ekonomik dhe politik, por është “alteregoja europiane”.

“Sot jemi këtu jo për të hapur një konsullatë në kuptimin e ngushtë të fjalës, por për të hapur një derë mes dy realiteteve që historikisht kanë qenë shumë pranë dhe që, njerëzisht, janë shumë, shumë të ngjashme. Mes Shqipërisë dhe Italisë ekziston tashmë një partneritet strategjik, solid dhe i thellë, por unë e urrej kur më shkruajnë në fjalimet e mia se Italia është një nga partnerët tanë kryesorë ekonomikë, politikë dhe europianë, sepse kjo vlen për shumë vende të tjera.

Italia nuk është ajo. Italia është alteregoja jonë europiane. Dhe Napoli është pasqyra jonë nga kjo anë e detit, sepse ne jemi napolitanët e anës tjetër dhe jemi krenarë që jemi të tillë dhe nuk duam të bëhemi milanezë, për të thënë. Unë jam këtu shumë i lumtur që po e jetoj këtë moment gëzimi, këtë moment ku, edhe pse nuk po, le të themi, shpallim Republikën Shqiptare të Napolit, por gjithsesi kemi hapur së bashku një derë ku është flamuri i Shqipërisë dhe unë jam gjithmonë i lumtur kur e shoh pranë flamurit italian”, tha Rama.

Konsullata do të drejtohet nga konsulli i nderit Giuseppe Lettieri dhe do të jetë me juridiksion në të gjithë rajonin e Kampanjës, ndërsa do të shërbejë si pikë referimi për komunitetin shqiptar që jeton në këtë zonë. /CNA





Lajmet e fundit nga