
Shqipëria ka tashmë një Konsullatë Nderi në Napoli, e cila do të drejtohet nga konsulli i nderit Giuseppe Lettieri. Me juridiksion në të gjithë rajonin e Kampanjës, ajo do të shërbejë si pikë referimi për komunitetin shqiptar që jeton në këtë zonë.
Shqipëria ka hapur konsullatë nderi në Napoli e cila do të drejtohet nga konsulli i nderit Giuseppe Lettieri dhe do të shërbejë si pikë referimi për komunitetin shqiptar të zonës. Në ceremoninë e inagurimit mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama i cili tha se Italia është 'alter ego europiane' e popullit shqiptar.
“Sot jemi këtu jo për të hapur një konsullatë në kuptimin e ngushtë të fjalës, por për të hapur një derë mes dy realiteteve që historikisht kanë qenë shumë pranë dhe që, njerëzisht, janë shumë, shumë të ngjashme. Mes Shqipërisë dhe Italisë ekziston tashmë një partneritet strategjik, solid dhe i thellë, por unë e urrej kur më shkruajnë në fjalimet e mia se Italia është një nga partnerët tanë kryesorë ekonomikë, politikë dhe europianë, sepse kjo vlen për shumë vende të tjera. Italia nuk është ajo. Italia është alter egoja jonë europiane. Dhe Napoli është pasqyra jonë nga kjo anë e detit, sepse ne jemi napolitanët e anës tjetër dhe jemi krenarë që jemi të tillë dhe nuk duam të bëhemi milanezë, për të thënë”, tha Rama mes të tjerash. Versus.al

