• Kontakt
Wednesday, September 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Po Vila nr. 69 në emrin e Dritan Shakohoxhës në Palasë; a do hetohet nga SPAK, nëse është e Blendi Klosit?

Një pasuri tjetër e Blendi Klosit, është superbanesa nr. 81, me sipërfaqe 368 m2 dhe vlerë 780 mijë Euro në kohën blerjes; në katin e 12 tek pallati i kuq “Park Gate” pranë Parkut të Liqenit e përballë Fakultetit Ekonomik…

08:39 : 16/09/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Është në të drejtën e SPAK-ut të hetojë pronësinë dhe vlerat financiare të apartamenteve e vilave në Tiranë dhe bregdet, që dyshohet se janë të ish-qeveritarëve Arben Ahmetaj e Belinda Balluku, si dhe personat me emrat e të cilëve dyshohet se i kanë regjistruar.

Nëse këta kanë fshehur vila, apartamente e pasuri të tjera, le të përgjigjen para drejtësisë me kundër-provat e tyre, por përse shefat e SPAK-ut nuk po zbatojnë parimin e barazisë para ligjit edhe për ministra e ish-ministra të tjerë?

P.sh., në media dhe në denoncime të dërguara në SPAK flitet për Vilën nr. 69 në kompleksin turistik “Green Coast” në Palasë, që në dosjen kadastrale figuron me emrin e komentatorit sportiv Dritan Shakohoxha.

Nuk e paragjykojmë Shakohoxhën, pasi ai mund të ketë patur e ka burime financiare për ta blerë, mobiluar dhe mirëmbajtur vilën luksoze në kompleksin e vilave të pasanikëve buzë detit në Palasë.

Lexo edhe:

Wifi dhe alkool/ SPAK aksion blic në sektorin ku mbahet Ergys Agasi

Balliu: SPAK duhet të shkrihet, nuk ka ndalur asnjë aferë

Por fakti që në çdo denoncim flitet se Vila nr. 69 në kompleksin turistik “Green Coast” në Palasë është në pronësi faktike të ish-ministrit Blendi Klosi dhe e fshehur në emër të komentatorit sportiv Dritan Shakohoxha, duhet të shërbejë si indicie që SPAK të fillojë hetimin e burimeve financiare dhe pronësisë faktike të vilës.

Pra, të hetojë nëse vilën luksoze e ka blerë me kursimet nga paga, nga aktivitete të tjera biznesi, nga dhurime, trashëgimi apo fitime nga bixhozi.

·   Bazuar në denoncimet që ka, SPAK duhet të hetojë se cili shtetas e ka porositur te kompania investuese Vilën nr. 69 në kompleksin turistik “Green Coast” në Palasë dhe cili e ka në përdorim?

·   Të hetojë kamerat e zonës së kompleksit dhe zonën ku ndodhet vila?

·    Të hetojë me cilin ka bërë marrëveshje studioja që ka projektuar dhe realizuar arredimin e vilës?

·    Cili ka bërë pagesat, në çfarë intervali këstesh apo njëherësh, nëpërmjet bankës apo në dorë?

·    Cila kompani ia ka mobiluar dhe mirëmban; dhe a janë të vërteta denoncimet e dyshimet se vila e regjistruar me emrin e Dritan Shakohoxhës është pronë faktike e ish-ministrit Blendi Klosi?

Për më tepër, ish-ministri Blendi Klosi, përveç rastit të kësaj vile, duhet hetuar në bazë të raporteve të agjencive të Antikorrupsionit e Antikrimit Financiar, se ka fshehur edhe vila e apartamente të tjera në emrin e Shakohoxhës e të besuarve të tjerë.

Një pasuri tjetër që duhet hetuar është Suita nr. 81, me sipërfaqe 368 m² dhe vlerë 780 mijë euro në kohën e blerjes; ndodhur në katin e 12-të të pallatit të kuq “Park Gate”, pranë Parkut të Liqenit e përballë Fakultetit Ekonomik.

Po Vila nr. 69 në emrin e Dritan Shakohoxhës në Palasë; a do

Nëse SPAK do të vëzhgojë kamerat, do të pyesë ndërtuesin, administratorin dhe banorët e pallatit, do të mësojnë se në suitën me sipërfaqe 382 m² banon ish-ministri Blendi Klosi dhe është pronë e tij.

Vilën në Palasë, këtë suitë banimi dhe asnjë shtëpi e pasuri tjetër, Blendi Klosi nuk i ka deklaruar në ILDKPKI; nuk ka deklaruar as pagesë qiraje dhe asnjë raport tjetër me këto pasuri, madje as shtesat anësore të bëra në Vilën nr. 69 te kompleksi në Palasë.

I kujtojmë shefat e SPAK-ut se kulla, komplekse me pallate e vila në Tiranë, Lalëz, Durrës, Vlorë, Orikum, Himarë, Sarandë e Ksamil kanë apartamente e vila shumë pushtetarë e politikanë, të fshehura me emra të tjerë, madje disa kanë hotele e resorte të tyre./Pamfleti

Etiketa: blendi klosiDritan Shakohoxhakorrupsionspakvila luksoze

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Wifi dhe alkool/ SPAK aksion blic në sektorin ku mbahet Ergys Agasi

15:47 : 15/09/2026
AKTUALITET

Balliu: SPAK duhet të shkrihet, nuk ka ndalur asnjë aferë

14:12 : 15/09/2026
AKTUALITET

Arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli, SPAK e akuzon për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal

11:58 : 15/09/2026
AKTUALITET

Hetimet e SPAK/ Tomorri: Temperatura ka ndryshuar! Balluku s’është më e fuqishme si më parë

22:44 : 14/09/2026
AKTUALITET

Seanca në Gjykatën e Lartë/ Nuk gjykohet kryebashkiaku, por individi Erion Veliaj, i akuzuar për korrupsion

21:12 : 14/09/2026
AKTUALITET

Vila të sekuestruara e akuza të reja ndaj Ballukut, Bardhi: Pse nuk vepron SPAK?!

12:30 : 13/09/2026

TË GJITHA

Po Vila nr. 69 në emrin e Dritan Shakohoxhës në Palasë; a do hetohet nga SPAK, nëse është e Blendi Klosit?

08:39 : 16/09/2026

Gjithë sytë e shqiptarëve sot nga Haga, 3 orë nga vendimi për ish-krerët e UÇK-së

08:31 : 16/09/2026

A mund ta bëjë BE-ja Shqipërinë një vend më të aksesueshëm?

08:19 : 16/09/2026

Këmbimi valutor 16 shtator/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:18 : 16/09/2026

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, parashikimi i motit për ditën e sotme

08:04 : 16/09/2026

Horoskopi për ditën e mërkurë, 16 shtator 2026

22:59 : 15/09/2026

“Ekzekutivi dhe legjislativi janë bërë një”/ Beci: Reforma në drejtësi duhet bërë nga e para

22:47 : 15/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com