E mërkurë, 16 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

“Kosova po pret”, qytetarët mblidhen në sheshin e Prishtinës në pritje të vendimit në Hagë

Ilustrim · Vizion Plus

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në sheshin e Prishtinës për të pritur vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)

Një numër i madh qytetarësh kanë kaluar edhe natën në shesh, ndërsa atmosfera është shoqëruar me pritje për vendimin që pritet të shpallet në Hagë.

Në orën 10:00, në Hagë bëhet i ditur vendimi ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Procesi gjyqësor ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së ka zgjatur rreth gjashtë vjet. Ata përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat i kanë mohuar vazhdimisht, duke u deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Sipas njoftimit zyrtar, seanca do të transmetohet me një vonesë prej dhjetë minutash nga salla e gjyqit. Vendimi i sotëm shënon një nga momentet kryesore të këtij procesi të gjatë gjyqësor, i cili ka tërhequr vëmendje të madhe në Kosovë dhe më gjerë.

Në fazën përfundimtare të procesit, Prokuroria Speciale kërkoi që Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi të shpallen fajtorë për të gjitha pikat e aktakuzës. 

Mbrojtja e katër ish-drejtuesve të UÇK-së i ka kundërshtuar akuzat dhe kërkesat e Prokurorisë, duke argumentuar se ato nuk janë të bazuara. Vendimi i Dhomave të Specializuara do të përcaktojë tashmë qëndrimin e gjykatës ndaj akuzave të ngritura ndaj katër të akuzuarve.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.