LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Gjykata Speciale ridënon Kosovën. Bie akuza për krime kundër njerëzimit, po dënimet jepen maksimale. Thaçi & Krasniqi 25 vite burg, 18 Veseli dhe 13 Selimi

• Dhomat e Specializuara në Hagë kanë dënuar me 81 vite burg në total katër ish-krerët e UÇK-së, pasi i shpallën fajtorë për krime lufte të kryera gjatë luftës në Kosovë. • Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, janë dënuar me nga 25 vite burg, ndërsa Kadri Veseli me 18 vite dhe Rexhep Selimi me 13 vite. • Trupi gjykues i shpalli penalisht përgjegjës për vepra që përfshijnë vrasje të paligjshme, torturë, trajtim mizor dhe ndalim të paligjshëm ose arbitrar. • Ndërkohë, gjykata rrëzoi akuzat për krime kundër njerëzimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. • Gjatë shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë, trupi gjykues konstatoi se Prokuroria nuk arriti të vërtetojë ekzistencën e një sulmi të përhapur ose sistematik ndaj popullatës civile, një nga kushtet për cilësimin e veprimeve si krime kundër njerëzimit. • Vendimi është i shkallës së parë dhe mund të apelohet në Gjykatën e Apelit të Specializuar.

26 artikuj për këtë temë.

7 MINUTA ME PARE

DOKUMENTI/ Publikohet vendimi i plotë i dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Gjykata Speciale ridënon Kosovën. Bie akuza për krime kundër
Ish-krerët e UÇK-së

HAGË- Trupi Gjykues shqiptoi sot vendimin në çështjen gjyqësore të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Trupi Gjykues konstatoi se të katër të akuzuarit ishin penalisht përgjegjës për krimet e luftës të ndalimit arbitrar kundër 385 personave, trajtimit mizor kundër 49 personave, torturës kundër 303 peronave dhe vrasjes së paligjshme kundër 96 personave.

Trupi Gjykues i shpalli të akuzuarit të pafajshëm për krime kundër njerëzimit pasi Prokurori i Specializuar nuk arriti të vërtetonte jashtë dyshimit të arsyeshëm se ishte kryer sulm i përhapur gjerësisht ose sistematik kundër një popullate civile. Gjithashtu të akuzuarit u shpallën të pafajshëm në lidhje me një numër incidentesh krime lufte.

Trupi Gjykues dënoi Hashim Thaҫin me 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet burgim, Rexhep Selimin me 13 vjet burgim dhe Jakup Krasniqin me 25 vjet burgim, duke llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim. 

Mëposhtë është vendimi i plotë i Gjykatës Speciale:

1 ORE ME PARE

Jakup Krasniqi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burg

Gjykata Speciale ridënon Kosovën. Bie akuza për krime kundër
Jakup Krasniqi

HAGA- Gjykata në Hagë ka shpallur fajtor Jakup Krasniqin për disa nga akuzat për krime lufte, ndërsa e shpalli të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit. Në lidhje me këto akuza, Krasniqi u dënua me 25 vjet burg, ndërsa gjatë shpalljes së vendimit, trupi gjykues deklaroi se Krasniqi është fajtor për disa episode.

Ata argumentuan se ai është fajtor për arrestim dhe ndalim të paligjshëm të 385 personave, trajtim mizor si krim lufte ndaj 49 personave, torturë si krim lufte ndaj 49 personave dhe vrasje të paligjshme të 96 personave. Në fund, kryesuesi i trupit gjykues i tha Krasniqit se shpallet i pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Hashim Thaçi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burg

Gjykata Speciale ridënon Kosovën. Bie akuza për krime kundër
Hashim Thaçi

KOSOVË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shpallur fajtor për krime lufte dhe është dënuar me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Trupi gjykues e shpalli atë penalisht përgjegjës për krime që përfshijnë vrasje, torturë, trajtim mizor dhe ndalim të paligjshëm, të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Trupi gjykues ka shqiptuar dënime të veçanta për veprat për të cilat Hashim Thaçi është shpallur fajtor:

-Pika 3 – Arrestim dhe ndalim arbitrar: për 385 persona, 15 vjet burgim.

-Pika 5 – Trajtim mizor: i kryer ndaj së paku 49 personave, 4 vjet burgim.

-Pika 7 – Torturë: e kryer ndaj së paku 303 personave, 20 vjet burgim dhe

-Pika 9 – Vrasje e paligjshme: e kryer ndaj së paku 96 personave, 23 vjet burgim.

Megjithatë, trupi gjykues ka vendosur një dënim të njësuar prej 25 vjetësh burgim, në të cilin do të llogaritet edhe koha që Thaçi ka kaluar në paraburgim./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Trupi gjykues: Krasniqi ishte anëtar kyç në zbatimin e qëllimit të përbashkët kriminal

Gjykata Speciale ridënon Kosovën. Bie akuza për krime kundër
Jakup Krasniqi

HAGË- Trupi gjykues konstatoi se Jakup Krasniqi dha kontribut thelbësor në zbatimin e qëllimit të përbashkët kriminal dhe ishte anëtar kyç në zbatimin e politikës së shënjestrimit të personave të konsideruar kundërshtarë. Sipas gjykatësit Charles Smith, përmes publikimit të komunikatave, deklaratave politike dhe urdhrave, Krasniqi inkurajoi kryerjen e krimeve kundër personave të konsideruar kundërshtarë.

 

1 ORE ME PARE

"Kishte dijeni për keqtrajtimet dhe vrasjet, por nuk ndërhyri për t’i parandaluar"/ Haga: Selimi inkurajoi dhe mori pjesë në krime! 

Gjykata Speciale ridënon Kosovën. Bie akuza për krime kundër
Rexhep Selimi

HAGA- Trupi gjykues në Gjykatën Speciale në Hagë konstatoi se Rexhep Selimi inkurajoi dhe mori pjesë në kryerjen e krimeve në mënyra të ndryshme. Sipas gjykatësit amerikan Charles Smith, Selimi mori pjesë edhe në arrestimin e 13 personave në Qirez.

Trupi gjykues argumentoi se Selimi kishte rol në shpërndarjen e komunikatave dhe luajti rol thelbësor në zonat operative, por ky rol nuk ishte kriminal. Sipas tyre, Selimi për shkak të përfshirjes së tij në sulmet e paraluftës, ishte plotësisht në dijeni se kjo ishte politika e UÇK-së si dhe emëroi persona besnikë në pozita kyçe. Gjyqatri theksoi se ai kishte dijeni për krimet ndaj kundërshtarëve, ndalimin e paligjshëm dhe keqtrajtimin e tyre.

“Rexhep Selimi ishte themelues i UÇK-së dhe anëtar i Shtabit. Ai kishte rol në shpërndarjen e komunikatave. Pozita e tij zyrtare si inspektor i përgjithshëm i dha më pak pushtet krahasuar me të tjerët. Selimi luajti rol thelbësor në zonat operative, por ky rol nuk ishte kriminal. Megjithatë, ai i inspektoi shpesh këto zona dhe mori raporte të shpeshta për persona të ndryshëm. Për shkak të përfshirjes së tij në sulmet e paraluftës, ai ishte plotësisht në dijeni se kjo ishte politika e UÇK-së. Ai emëroi persona besnikë në pozita kyçe. Shumë prej tyre kryenin krime ose ishin në dijeni të qëllimit të përbashkët. Selimi inkurajoi dhe mori pjesë në krime, në mënyra të ndryshme që përshkruhen në aktgjykim. Ai mori pjesë në arrestimin e 13 parlamentarëve në Qirez dhe ishte i pranishëm në disa vende krimesh të paraqitura në aktakuzë.

Selimi inkurajoi kryerjen e krimeve përmes pjesëmarrjes në luftë, mosmarrjes së veprimeve për parandalimin ose ndëshkimin e krimeve kur merrte raporte, si dhe krijimit të precedentit se krimet ishin të pranueshme, përmes pjesëmarrjes personale në to. Ai kishte dijeni për krimet ndaj kundërshtarëve, ndalimin e paligjshëm dhe keqtrajtimin e tyre. Kur u bë ministër i Rendit, ai ndërhyri për të siguruar lirimin e katër anëtarëve të UÇK-së, të cilët ishin ndaluar për krijimin e një qendre të paligjshme ndalimi. Ai nuk siguroi që UÇK-ja të vepronte në përputhje me detyrimet e saj sipas së drejtës humanitare ndërkombëtare. Përkundrazi, toleroi shkelje të rënda të kësaj të drejte”, tha gjyqtari./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Trupi gjykues: Veseli mori pjesë dhe inkurajoi kryerjen e krimeve

Gjykata Speciale ridënon Kosovën. Bie akuza për krime kundër
Kadri Veseli

HAGË- Trupi gjykues konstatoi se Kadri Veseli mori pjesë në kryerjen e krimeve dhe inkurajoi kryerjen e tyre. Sipas gjykatësit Charles Smith, Veseli dha kontribut në zbatimin e qëllimit të përbashkët kriminal dhe ishte një nga anëtarët kyç në realizimin e tij.

Trupi Gjykuese ka theksuar se, në cilësinë e Drejtorit të Zbulimit të UÇK-së, Veseli emëroi persona besnikë për të realizuar planin e ndërmarrjes kriminale. Smith konstatoi se ai mori pjesë personalisht në kryerjen e krimeve, përfshirë arrestimin dhe vrasjen e Behadin Allaqit.

“Veseli, së bashku me të akuzuarit e tjerë, emëroi persona kyç në pozita për të jetësuar qëllimin e përbashkët. Veseli mori pjesë dhe inkurajoi kryerjen e krimeve. Ai u përfshi në procesin e identifikimit dhe shënjestrimit të kundërshtarëve, shumë prej të cilëve edhe u vranë. U mor personalisht me arrestimin, ndalimin dhe vrasjen e paligjshme të Behajdin Hallaqit, si dhe me arrestimin, ndalimin dhe lirimin e një të ndaluari tjetër nga UÇK-ja. Veseli kishte dijeni për krimet e kryera kundër kundërshtarëve dhe, me gjithë dijeninë që kishte, nuk ndërmori asnjë hap për parandalimin, hetimin ose ndëshkimin e këtyre krimeve”, tha Charles Smith./Dosja.al

1 ORE ME PARE

"Inkurajoi krimet ndaj kundërshtarëve"/ Haga: Thaçi dha kontribut thelbësor në zbatimin e planit të përbashkët kriminal! 

Gjykata Speciale ridënon Kosovën. Bie akuza për krime kundër
Pamje nga seanca

HAGA- Trupi gjykues në Gjykatën Speciale në Hagë ka deklaruar se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka inkurajuar krimet ndaj kundërshtarëve. Sipas gjykatësit Charles Smith, Thaçi dha kontribut thelbësor në zbatimin e planit të përbashkët kriminal.

Ata argumentuan se Thaçi inkurajoi kryerjen e krimeve përmes publikimit të komunikatave dhe deklaratave politike, si dhe përdorimit të luftës speciale. Sipas tyre, ish-presidenti i Kosovës mori pjesë personalisht në krime, përfshirë arrestimin, ndalimin dhe marrjen në pyetje të 13 parlamentarëve.

Trupi gjykues konstatoi se Thaçi kishte dijeni për një numër të konsiderueshëm krimesh të kryera kundër kundërshtarëve, sidomos për keqtrajtimin dhe vrasjen. Trupa gjykuese tha se ai mori pjesë në krime dhe i inkurajoi ato, si dhe ngriti në detyrë personat e përfshirë në këto krime.

“Thaçi dha kontribut të qenësishëm për zbatimin e këtij plani. Ishte anëtar kyç në formulimin dhe zbatimin e tij. Shumë prej personave besnikë që u emëruan kryen krime ose ishin në dijeni të kryerjes së krimeve në përputhje me qëllimin e përbashkët. Thaçi inkurajoi kryerjen e krimeve përmes publikimit të komunikatave dhe deklaratave politike, si dhe përdorimit të luftës speciale. Thaçi shprehu tolerancë dhe inkurajoi kryerjen e krimeve kundër kundërshtarëve. Thaçi mori pjesë personalisht në krime, përfshirë arrestimin, ndalimin dhe marrjen në pyetje të 13 parlamentarëve.

Më 11 qershor 1998, Behajdin Hallaçi shkoi në shtabin e UÇK-së. Thaçi dhe Veseli e morën Behajdin Hallaçin në pranga. Ai nuk u pa më kurrë dhe trupi gjykues është i bindur se ai u vra. Për të fshehur përgjegjësinë, personat në fjalë ndërmorën masa të ndryshme. Pas luftës, Thaçi dhe Veseli u përpoqën t’i jepnin ryshfet familjes së tij, me qëllim që të hiqnin dorë nga kërkimi i së vërtetës. Edhe Shaban Dahala u vra. Trupi gjykues konstatoi se Thaçi kishte dijeni për një numër të konsiderueshëm krimesh të kryera kundër kundërshtarëve, sidomos për keqtrajtimin dhe vrasjen. Ai nuk ndërmori asnjë hap për ndëshkimin apo parandalimin e këtyre krimeve. Ai mori pjesë në krime dhe i inkurajoi ato, si dhe ngriti në detyrë personat e përfshirë në këto krime”, tha Gjyqtari./Dosja.al

1 ORE ME PARE

"Ishin rrahur deri në atë masë sa nuk mund të qëndronin në këmbë"/ Haga: Serbëve të ndaluar iu shkulën thonjtë, u thyen gjymtyrët dhe disa vuajnë ende pasojat

Gjykata Speciale ridënon Kosovën. Bie akuza për krime kundër
Charles Smith

HAGA- Trupi gjykues në Gjykjatën Speciale ne Hagë, po paraqet gjetjet e tij në lidhje me keqtrajtimin e serbëve të ndaluar në qendrat e ndalimit të UÇK-së. Gjyqtari Charles Smith deklaroi se serbëve të ndaluar iu shkulën thonjtë, u thyen gjymtyrët dhe disa prej tyre ende po vuajnë pasojat.

Ai theksoi se disa nga viktimat kanë probleme në lëvizje, probleme me gjumin apo depresionin. Sipas, tij se shumë prej serbëve të ndaluar ishin rrahur deri në atë masë sa nuk mund të qëndronin në këmbë. Kjo duke shtuar se disa humbën jetën si pasojë e rrahjeve nga pjesëtarë të UÇK-së./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Seanca në Hagë/ Gjyqtari Charles Smith: 385 persona u ndaluan arbitrarisht nga anëtarët e UÇK-së, ZPS-ja provoi krimet e luftës

Gjykata Speciale ridënon Kosovën. Bie akuza për krime kundër
Gjyqtari Charles Smith

HAGA- Gjyqtari Charles Smith teksa po lexonte aktgjykimin renditi atë që sipas provave të shqyrtuara gjatë procesit, ka ndodhur me personat e ndaluar nga ish komandantët e UÇK-së gjatë luftës në Kosovë. Gjyqtari u shpreh se 385 persona u ndaluan arbitrarisht nga anëtarët e UÇK-së, ndërsa shtoi se ZPS-ja provoi krimet e luftës.

Më tej, ai tha se provat tregojnë se ata u ndaluan si bashkëpunëtorë ose spiunë, ku shumë prej të ndaluarve ishin të lidhur me zinxhirë. Sipas tij, ndër ta kishte mësues, bujq, si edhe në disa raste gra dhe fëmijë. Trupi gjykues konstatoi se në qendrat e ndalimit në Kosovë dhe Shqipëri u krijuan kushte çnjerëzore ndalimi, në ambiente si shkolla, stalla dhe bodrume.

"Shumë viktima u arrestuan në shtëpitë e tyre ose në rrugë. Shumë prej tyre u rrahën, u keqtrajtuan dhe iu konfiskuan sendet personale. Provat tregojnë se ata u ndaluan si 'bashkëpunëtorë' ose 'spiunë'. Shumë prej të ndaluarve ishin të lidhur me zinxhirë. Ndër ta kishte mësues, bujq, si edhe në disa raste gra dhe fëmijë. Nuk ka prova që ndonjëri prej tyre të ketë qenë i përfshirë në veprimtari kriminale apo në aktivitete që mund të përbënin kërcënim për UÇK-në. Viktimat u mbajtën në ndalim mbi bazën e thashethemeve. Midis prillit 1998 dhe qershorit 1999, në 14 komuna të Kosovës, anëtarë të UÇK-së kryen veprime ose mosveprime ndaj 385 personave që nuk merrnin pjesë në luftime. Trupi gjykues konstaton se Zyra e Prokurorit të Specializuar i vërtetoi krimet e luftës. Gjithashtu, trupi gjykues konstatoi se në qendrat e ndalimit në Kosovë dhe Shqipëri u krijuan kushte çnjerëzore ndalimi, në ambiente si shkolla, stalla dhe bodrume", tha Smith./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Seanca në Hagë/ Gjyqtari amerikan rikthen historinë e Kosovës: Ndër synimet e UÇK-së ishte pavarësia e vendit

Gjykata Speciale ridënon Kosovën. Bie akuza për krime kundër
Charles Smith

HAGA- Trupa gjykuese në Gjykatën Speciale në Hagë po zhvillon seancën ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Gjyqtari amerikan, Charles Smith ka ritkhyer historinë e Kosovës në nisje të aktgjykimit. Në fjalën e tij, ai se në dhjetor 1989 u krijua LDK-ja, e udhëhequr nga Ibrahim Rugova, e cila ishte një nga partitë kryesore politike në Kosovë.

Ai theksoi se kundërshtimi i regjimit serb në Kosovë do ta çonte vendin drejt pavarësisë, por më vonë nisi të mbështetej edhe rezistenca e armatosur. Sipas tij, ndër synimet e UÇK-së ishte pavarësia e Kosovës.

"Në dhjetor 1989 u krijua LDK-ja, e udhëhequr nga Ibrahim Rugova, e cila ishte një nga partitë kryesore politike në Kosovë. Kundërshtimi i regjimit serb në Kosovë do ta çonte vendin drejt pavarësisë, fillimisht përmes metodave paqësore, por më vonë nisi të mbështetej edhe rezistenca e armatosur. Në fillim të viteve ’90, në Kosovë nisi rezistenca e armatosur, e udhëhequr nga LPRK-ja, e cila më pas u quajt Lëvizja Popullore e Kosovës. Në prill 1993 nisën përgatitjet për luftë të armatosur, ku përfshiheshin edhe sulmet kundër forcave serbe. UÇK-ja u shfaq në vitet ’90 dhe paraqitjen e saj publike e bëri më 28 nëntor 1997. Ndër synimet e UÇK-së ishte pavarësia e Kosovës", tha ai./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Me sy nga Haga/ Pas Prishtinës edhe Prizreni në pritje të vendimit, qyteti "vishet" me flamujt e UÇK-së

Gjykata Speciale ridënon Kosovën. Bie akuza për krime kundër
Pamje

PRIZREN- Seanca ndaj ish-krerëve të  UÇK-së ka nisur tashmë në Gjykatën e Specializuar në Hagë, ndërsa kjo ngjarje po ndiqet me inters të lartë nga qytetarët shqiptarë. Pas Prishtinës edhe Prizreni është me sy nga Haga, ndërsa presin nën ankth vendimin final. 

Qyteti historik është mbuluar me flamuj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku qindra qytetarë po ndjekin zhvillimet nga afër ne sheshin kryesor "Shadervan"./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Bie akuza për krime kundër njerëzimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Smith: Prokuroria nuk vërtetoi se sulmuan popullatën civile

Gjykata Speciale ridënon Kosovën. Bie akuza për krime kundër
Hage

HAGË- Trupi gjykues në Hagë ka rrëzuar akuzën për krime kundër njerëzimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Vendimi është bërë i ditur gjatë leximit të përmbledhjes së aktgjykimit në seancën publike të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

“Trupi gjykues konstatoi se ZPS-ja nuk arriti të vërtetonte, përtej dyshimit të arsyeshëm, se ishte kryer një sulm i përhapur ose sistematik kundër një popullate civile”, tha gjykatësi Charles Smith.

Akuza për krime kundër njerëzimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit përfshinte pretendime për përndjekje, burgosje dhe ndalim të paligjshëm, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë të personave. Sipas aktakuzës së Prokurorisë së Specializuar, këto krime dyshohej se ishin kryer ndaj personave që konsideroheshin kundërshtarë, përfshirë shqiptarë të Kosovës, serbë, romë dhe persona të tjerë. Katër ish-krerët e UÇK-së i kanë mohuar akuzat dhe janë deklaruar të pafajshëm gjatë procesit gjyqësor në Hagë./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Gjyqtari Charles Smith: Kjo çështje gjyqësore nuk ka të bëjë me legjitimitetin e UÇK-së, por vetëm me përgjegjësi personale

Gjykata Speciale ridënon Kosovën. Bie akuza për krime kundër
Charles L. Smith III

HAGË- Kryesuesi i Trupit Gjykues në Hagë, Charles L. Smith III ka kërkuar nga të pranishmit në sallën e gjyqit që të ruajnë qetësinë, duke theksuar rëndësinë e procesit gjyqësor.

“U kërkojmë me mirësjellje personave të qëndrojnë në heshtje. Mbani parasysh që këtu jemi në gjykatë dhe po shqyrtojmë çështje të rëndësishme. Çdo prishje e qetësisë do të çojë në marrjen e masave nga gjykata”, ka thënë Smith.

Duke shpjeguar se çfarë është objekt i procesit gjyqësor, Smith ka theksuar se çështja ka të bëjë me veprimet dhe sjelljet e të akuzuarve dhe jo me vlerësimin e UÇK-së apo të qëllimit të saj politik.

“Kjo çështje gjyqësore ka të bëjë me veprimet dhe sjelljet e të akuzuarve që lidhen me këtë çështje. Nuk ka të bëjë me legjitimitetin e UÇK-së dhe synimin e saj për një Kosovë të pavarur”, është shprehur ai.

Sipas tij, procesi nuk ka për qëllim as krahasimin apo vlerësimin e përgjegjësive të palëve të ndryshme në konflikt.

"Kjo çështje gjyqësore nuk ka të bëjë me vlerësimin e përgjegjësive të njërës palë kundër atyre të palës tjetër. Nuk ka të bëjë me veprimet e forcave paramilitare dhe ushtarake që, padyshim, forcat serbe kryen kundër shqiptarëve të Kosovës”, ka deklaruar Smith.

Ai ka theksuar gjithashtu se procesi nuk lidhet me ndonjë pretendim të përgjithshëm për vetëmbrojtje, por vetëm me akuzat konkrete të paraqitura në aktakuzë.

“Kjo çështje nuk ka të bëjë me çfarëdo pretendimi për vetëmbrojtje. Kjo çështje ka të bëjë vetëm me pyetjen nëse janë kryer krimet e pretenduara në aktakuzë dhe nëse mund të mbahen penalisht të akuzuarit përgjegjës për këto”, ka thënë ai.

Smith ka specifikuar se bëhet fjalë për krimet e pretenduara kundër serbëve, romëve dhe shqiptarëve të Kosovës, të cilat aktakuza i lidh me pjesëtarë të UÇK-së dhe me të akuzuarit.

“Lidhur me këtë aspekt, përgjegjësia e të akuzuarve është vetëm personale. Ky parim mishërohet në kornizën ligjore të Dhomave të Specializuara”, ka përfunduar Smith./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Haga nis leximin e vendimit ndaj krerëve të UÇK-së/ Gjyqtari Charles Smith hap seancën: Ju lutem ruani qetësinë!

Gjykata Speciale ridënon Kosovën. Bie akuza për krime kundër
Charles Smith

HAGA- Seanca ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së ka nisur zyrtarish në Gjykatën e Specializuar në Hagë. Pas hyrjes së trupës gjykuese ka nisur leximi i aktgjykimit në Dhomat e Specializuara. Vendimi po lexohet nga kryesuesi i trupit gjykues, gjyqtari amerikan Charles Smith.

Sapo mori fjalën, gjyqtari amerikan deklaroi se aktgjykimi shqiptohet publikisht në emër të popullit të Kosovës, ndërsa u bëri thirrje të pranishmëve në sallë të ruajnë qetësinë. Kjo duke shtuar se në rast të ndërhyrjeve apo prishjes së rendit, gjykata do të marrë masat përkatëse./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Nis gjyqi në Specialen e Kosovës në Hagë, sot shpallet vendimi për 4 ish-krerët e UÇK

Gjykata Speciale ridënon Kosovën. Bie akuza për krime kundër
Trupa gjykuese

HAGË- Sot vendoset për fatin gjyqësor të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, pas një prej proceseve më të gjata dhe më të ndjekura që lidhen me luftën e Kosovës. Trupi gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë ka nisur seancën ku pritet të shpallet vendimi i shkallës së parë për katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Vendimi pritet të ndiqet me interes të madh në Kosovë. Në Prishtinë janë bërë përgatitje që qytetarët ta ndjekin drejtpërdrejt seancën përmes një ekrani të madh, ndërsa edhe në Hagë pritet prani e shqiptarëve të ardhur nga Kosova dhe vende të ndryshme të Europës.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë që prej nëntorit të vitit 2020. Procesi gjyqësor nisi më 3 prill 2023 dhe përfshiu dëshmitë e qindra personave, mijëra dokumente, si dhe përballjen mes Prokurorisë dhe ekipeve të mbrojtjes.

Katër ish-drejtuesit e UÇK-së përballen me 10 akuza për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë përndjekjen, burgosjen, akte të tjera çnjerëzore, torturën, vrasjen dhe zhdukjen me forcë. Në aktakuzë përfshihen gjithashtu akuza për arrestim dhe ndalim të paligjshëm ose arbitrar dhe trajtim mizor./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Kosova pret nën ankth vendimin e Hagës/ Qindra qytetarë mbushin Prishtinën: Kosova po ju pret! (VIDEO)

Gjykata Speciale ridënon Kosovën. Bie akuza për krime kundër
Pamje

PRISHTINA- Qindra qytetarë janë mbledhur në Prishtinë dhe po presin nën ankth nisjen e seancës ndaj ish-krerëve të UÇK-së si dhe vendimin final të Gjykatës Speciale. Në duar ata mbajnë flamujt kombëtarë, ndërsa thërrasin një zëri "Kosova po ju pret". 

Krahas kësaj janë vendosur edhe banderola gjigante të ish-krerërve të UÇK-së. Seanca ndaj tyre pritet të nis për pak minuta, ndërsa gjatë saj aktgjykimi do të lexohet veçmas për secilin prej katër të akuzuarve. I pari që do të dëgjojë aktgjykimin do të jetë Hashim Thaçi, i ndjekur nga Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi./Dosja.al

2 ORE ME PARE

"Nuk ka arsye për dënim"/ Vëllezërit e Thaçit dhe Krasniqit: Besojmë në luftën e pastër të UÇK-së! (VIDEO)

Gjykata Speciale ridënon Kosovën. Bie akuza për krime kundër
Gani Thaçi

HAGA- Seanca ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së pritet të nis për pak minuta në Hagë, ndërsa jashtë ambienteve të saj janë grumbulluar familjarët e tyre. Vëllai i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka deklaruar se beson tek drejtësia dhe lufta e pastër e UÇK-së.

“Besojmë në luftën e pastër të UÇK-së, besojmë në drejtësi. Të gjithë familjarët janë atje”, tha ai.

Vëllai i Jakup Krasniqit, Avdyl Krasniqi, tha se ish-krerët e UÇK-së e kanë dhënë kontributin e tyre për Kosvën dhe se shpreson që të marrin një lajm të mirë. Ai shprehu shpresën që gjykata të vendosë mbi bazën e provave dhe fakteve.

“Vendimin jemi duke e pritur bukur gjatë, po besoj se sot i ka ardhur fundi dhe e dëgjojmë një lajm të mirë. Obligimin jetësor me kohë e kanë kryer për të mirën e Kosovës dhe të popullit të saj”, u shpreh ai./Dosja.al

3 ORE ME PARE

"Jam krenar për UÇK-në"/ Djali i Jakup Krasniqit: Besoj se katër liderët do të lirohen (VIDEO)

Gjykata Speciale ridënon Kosovën. Bie akuza për krime kundër
Altin Krasniqi

HAGA- Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi ka deklaruar se beson se katër ish-krerët e UÇK-së do të lirohen dhe do të kthehen në Kosovë. Gjatë një prononcimi për mediat, Krasniqi tha se cilido që të jetë vendimi do të ndihet njësoj krenar për secilin nga ta.

Ai vlerësoi faktin që shqiptarët janë mbledhur para ambienteve të Gjykatës Speciale, duke e konsideruar këtë si një mbështetje të madhe. 

“Besoj se vendimi do të jetë lirues. Cilido që të jetë vendimi, unë jam krenar për secilin, për UÇK-në dhe për çdo gjë që kanë bërë për ne. Për ne dhe për këta është një mbështetje e madhe që populli është me UÇK-në. Diçka që dëshirojmë është që populli ta dijë vlerën e UÇK-së”, tha ai./Dosja.al

3 ORE ME PARE

Seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së/ Glauk Konjufca nga Haga: Lufta jonë kishte qëllim mbrojtës

Gjykata Speciale ridënon Kosovën. Bie akuza për krime kundër
Glauk Konjufca

HAGA- Zv.kryeministri i Kosovës Glauk Konjufca, ndodhet në Hagë ku për pak minuta pritet të nis edhe seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Gjatë një prononcimi për mediat, ai u shpreh se lufta kishte qëllim mbrojtës dhe stopim të gjenocidit. 

Sipas tij, qëllimi i saj ishte liria e popullit mbrojtja e jetës së tyre. Ai e konsideroi ditën e sotme si një ditë finale në lidhje me këtë ngjarje.

“Sot është dita finale në këtë proces gjyqësor. Sot është i pritshëm një vendim, një aktgjykim lirues për katërshen drejtuese të shtabit të UÇK-së. Lufta jonë ishte një luftë e domosdoshme mbrojtëse, kishte vetëm një qëllim, qëllimin e lirisë së popullit tonë dhe stopimin e gjenocidit të forcave paramilitare serbe”, tha Konjufca./Dosja.al

3 ORE ME PARE

Në pritje të verdiktit në Hagë/ Djali i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit hyjnë në Gjykatën Speciale (VIDEO)

Gjykata Speciale ridënon Kosovën. Bie akuza për krime kundër
Pamje

HAGA- Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, pritet që sot të shpallin vendimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Në kuadër të kësaj qindra shqiptarë janë mbledhur para ambienteve të tyre, në shenjë mbështetje.

Mes persona të pranishëm në këtë organizim është parë edhe djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi Endrit Thaçi dhe djali i Kadri Veselit, Klestor Veseli, të cilët kanë hyrë në Gjykatën Speciale. Mes tyre ka edhe shumë familjarë të tjerë, që po presin për të hyrë në Galerinë e Publikut për të parë nga afër seancën më të rëndësishme për katërshen e UÇK-së.

Katër ish-drejtuesit e UÇK-së përballen me dhjetë akuza për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Mes tyre përfshihen përndjekja, burgosja, akte të tjera çnjerëzore, tortura, vrasja dhe zhdukja me forcë, si dhe akuza për arrestim e ndalim të paligjshëm ose arbitrar dhe trajtim mizor./Dosja.al

3 ORE ME PARE

 FOTO/ Makinat në Kosovë ‘vishen kuqezi’: Heronj të luftës dhe paqes

Gjykata Speciale ridënon Kosovën. Bie akuza për krime kundër
Pamje

HAGA- Seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë po pritet me entuziazëm nga qytetarët shqiptarë, të cilët kanë mbushur sheshin në Prishtinë dhe kanë mbuluar makinat me flamujt kuqezi dhe portretet e liderëve të UÇK-së. Siç shihet edhe nga pamjet, në një prej automjeteve është vënë një flamur me mbishkrimi “Heronj të luftës dhe paqes”, në shenjë mbështetjeje për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Nga ana tjetër, në Hagë janë mbledhur qytetarë nga Kosova dhe vende të ndryshme të Europës, në pritje të shpalljes së aktgjykimit ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së. Në mesin e tyre janë parë flamuj të UÇK-së dhe simbole shqiptare./Dosja.al

3 ORE ME PARE

Tensione para Dhomave të Specializuara në Hagë/ Protestuesit përplasen me policinë holandeze: Largohuni ose do përdorim forcën (VIDEO)

Gjykata Speciale ridënon Kosovën. Bie akuza për krime kundër
Pamje

HAGA- Qytetarët shqiptarë janë mbledhur para ambienteve të Dhomave të Specializuara, ndërsa seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së pritet të nis për pak orë. Kjo situatë është shoqëruar me tensione, pasi pas grumbullimit të tyre ka ndërhyrë  policia, e cila u ka kërkuar të shpërndahen. 

Efektivët paralajmëruan se nëse urdhri nuk zbatohej, do të përdornin forcën për t'i larguar. Pas kësaj, qytetarët nisën të fyenin policët holandezë, duke sjellë përplasje verbale. Pas urdhrit të tretë të policisë, situata u qetësua dhe thirrjet ndaj efektivëve u ndalën.  

 

Mbështetësit shprehen në solidaritet me Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë që prej nëntorit 2020. Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati iu drejtua protestuesve me një apel për qetësi.

"S'kemi punë me policinë holandeze",  tha ai duke u kërkuar të pranishmëve të shmangin çdo përplasje me autoritetet./Dosja.al

4 ORE ME PARE

Seanca në Hagë/ Mbrojtësi i Thaçit: Do të flas pas vendimit

Gjykata Speciale ridënon Kosovën. Bie akuza për krime kundër
Luka Mishetiç

HAGA- Ditën e sotme në Hagë do të zhvillohet seanca ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Luka Mishetiç, nuk dha asnjë komentn në lidhje me këtë ngjarje para vendimit të trupit gjykues.

Gjatë një prononcim të shkurtër për mediat, Mishetiç tha se do të flas pas vendimit.

“Do të flas pas vendimit”, tha Mishetiç./Dosja.al

4 ORE ME PARE

Dita e verdiktit/ Haga vendos sot për fatin e ish-krerët e UÇK-së, Prishtina pret vendimin në shesh 

Gjykata Speciale ridënon Kosovën. Bie akuza për krime kundër
Ish krerët e UÇK-së

HAGA- Sot është një ngjarje e rëndësishme për Kosovën, pasi rreth pas 6 viteve pritje, Haga do të vendos për fatin e ish-krerëve të UÇK-së. Në orën 10:00, Dhomat e Specializuara në Hagë do të shpallin aktgjykimin e shkallës së parë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Seanca nis në orën 10:00 dhe do të jetë publike, ndërsa transmetimi online do të bëhet me 10 minuta vonesë në shqip, anglisht dhe serbisht. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë përndjekje, burgosje, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë. Por gjatë seancave të shkuara ata i kanë mohuar akuzat, ndërsa Prokuroria ka kërkuar dënime prej 45 vitesh burg për secilin. Nga ana tjetër, mbrojtja ka kërkuar shpalljen e tyre të pafajshëm.

Në kuadër të kësaj ngjarje qindra qytetarë janë mbledhur në Prishtinë, ndërsa reagime kanë ardhur edhe nga familjarët. Vajza e Jakup Krasniqit, Gresa Krasniqi publikoi një video të vajzës së saj duke puthur portretin e gjyshit. Ajo shoqërohej me një mesazh ku shprehte mallin dhe krenarinë për të atin./Dosja.al

4 ORE ME PARE

Seanca për ish-krerët e UÇK-së/ Mbesa e Jakup Krasniqit puth portretin e gjyshit: Nuk jam e lirë pa lirinë tënde, të pres me mall (VIDEO)

Gjykata Speciale ridënon Kosovën. Bie akuza për krime kundër
Mbesa e Jakup Krasniqit

PRISHTINA- Ditën e sotme në orën 10:00 do të nisë seanca e fundit gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ku do të merret verdikti final ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit. Kjo ngjarje është shoqëruar mbështetje nga ana e qytetarëve dhe reagime të shumta. 

E bija e Jakup Krasniqit, Gresa, ka publikuar një video të vajzës së saj duke e puthur portretin e gjyshit. Poshtë videos të postuar në rrjetet e saj sociale ajo shkruan se nuk është e lirë pa lirinë e babit dhe gjyshit të vazjës së saj. Gjithashtu ajo shprehet se është krenare për të dhe e pret me mall. 

“Unë s’jam e lirë, pa lirinë tënde, gjysh. Prej tokës e gjer në qiell, do të jetoj me krenari që në gjakun tim, në trupin tim të vogël, rrjedh gjaku yt ilir!”. Te pres me mall e dashuri!”, shkroi Gresa në këtë postim./Dosja.al

5 ORE ME PARE

VIDEO/ Qytetarët presin verdiktin për liderët e UÇK në shesh, ja si e gjeti mëngjesi Prishtinën

Gjykata Speciale ridënon Kosovën. Bie akuza për krime kundër
Pamje

PRISHTINA- Ditën e sotme në Hagë do të zhvillohet seanca për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Seanca nis në orën 10:00 deri në orën 12:00 dhe do të jetë publike. Transmetimi në shqip, anglisht dhe serbisht do të transmetohet me rreth 10 minuta vonesë, ndaj publiku do ta ndjekë praktikisht nga ora 10:10.

Në kuadër të kësaj ngjarje qindra qytetar janë mbledhur në Prishtinë dhe e kanë kaluar natën në shesh me këngë, flamuj dhe pranë "Flakës së Lirisë". Ata vijojnë të qëndrojnë në shesh, ku dhe është vendosur ekrani nga ku do të ndiqet shpallja e vendimit për ish-krerët e UÇK-së. Ata po presin nisjen e seancës në Hagë, ndërsa numri i të pranishmëve në shesh vijon të shtohet./Dosja.al

kosova ne hage

Sondazh

Poll

Tensione jashtë Gjykatës Speciale në Hagë, shqiptarët përplasen me policinë, nis shoqërimi i tyre

Tensione jashtë Gjykatës Speciale në Hagë, shqiptarët përplasen me policinë, nis shoqërimi i tyre

Pas vendimeve të Hagës, nisin protestat masive në Prishtinë: Marre!

"Jo në emrin tim"/ Haradinaj: Dënimi për katërshen i padrejtë

Rexhep Selimi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 13 vite burg

Kadri Veseli shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 18 vite burg

Jakup Krasniqi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burg

Hashim Thaçi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burg

Hashim Thaçi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burg, qytetarët ‘shpërthejnë’ në lot

Gerd Hoxha “shpërthen” te “Ligjet”: Nëse do bëni atentat dhe puc kushtetues ...

Reforma e re territoriale/ Kryeministri Rama mbërrin në Korçë i shoqëruar nga djali i tij

Nis gjyqi në Specialen e Kosovës në Hagë, sot shpallet vendimi për 4 ish-krerët e UÇK

Kosova pret nën ankth vendimin e Hagës/ Qindra qytetarë mbushin Prishtinën: Kosova po ju pret!

"Nuk ka arsye për dënim"/ Vëllezërit e Thaçit dhe Krasniqit: Besojmë në luftën e pastër të UÇK-së!

"Jam krenar për UÇK-në"/ Djali i Jakup Krasniqit: Besoj se katër liderët do të lirohen

Në pritje të verdiktit në Hagë/ Djali i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit hyjnë në Gjykatën Speciale

Tensione para Dhomave të Specializuara në Hagë/ Protestuesit përplasen me policinë holandeze

Tensione para Dhomave të Specializuara në Hagë/ Protestuesit përplasen me policinë holandeze

Seanca për ish-krerët e UÇK-së/ Mbesa e Jakup Krasniqit puth portretin e gjyshit

Qytetarët presin verdiktin për liderët e UÇK në shesh, ja si e gjeti mëngjesi Prishtinën

“Nuk mund të orientoni fjalët e mia”/ Gjyqtari Gerd Hoxha përplaset me Ulsi Manjën

“Bujqësia në kushte skandaloze”, protestuesja: Paratë e BE-së grabiten nga njerëzit e Ramës

"O hajdut o kriminel"/ Protestuesit 'zënë mat' Ballën në kafe, socialisti ikën me telefon në vesh

Protesta në Tiranë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Korreshi përplaset me Gogun për Sokol Sadushin, ministri: Nuk e ke kuptuar ende punën e një deputeti

"Paga bruto e një magjistari"/ Gafat e njëpasnjëshme të deputetes socialiste

"Paga bruto e një magjistari"/ Gafa e deputetes socialiste Aulona Bylykbashi

Daja i deputetes Zegjine Çaushi plagosi ish-vjehrrin me drapër, rrëfehet partnerja: Më ka dhunuar...

‘Lini Veliajn në qeli’! Protestë kundër Veliajt para Gjykatës së Lartë: Në Tiranë paratë u pastruan

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë drejt bllokut të sigurisë

Pagat e magjistratëve/ Braçe i ashpër me KLGJ dhe KLP: Në thesarin e shtetit nuk fut dorën kushdo

Braçe kritika të ashpra ndaj KLGJ dhe KLP për vendimet për pagat: Të kërkojnë falje

Berisha:Trump denoncoi rrezikun komunist dhe rrezikun e drogës, mbi të cilat qëndron regjimi i Ramës

Berisha: Në SHBA shprehëm shqetësimin tonë për përdorimin e drejtësisë si armë politike nga Edi Rama

Berisha: Denoncuam farsën elektorale, sekretari Rubio nuk e uroi Ramën për zgjedhjet!

Berisha: Në epiqendër të takimeve ishte narkoshteti! Rama, vëllai i tij dhe qeveritarët janë...

Kapen 41 kg e 350 gramë kokainë në Portin e Durrësit nga Brazili, vlera në treg 2 milionë euro

Dha alarm fals për bombë, për të testuar autoritetet, Jatagani poston videon...

Berisha pas kthimit në SHBA: Morëm pjesë në konventën më të bukur!

Protesta te Zogu i Zi, aktivistët: Policia mbron dhunën, Rama është frikacak

Tensione dhe përplasje fizike/ Protesta te Zogu i Zi, shoqërohen 10 aktivistë

SKANDAL/ Policia dhunon protestuesit, momenti kur efektivi i 'Shqiponjave' i gjuan me gusht në bark

Protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë të shkollës, policia shoqëron disa prej tyre...

Protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë të shkollës, shoqërohen disa prej tyre

Aktivisti Arben Kola: Nga nesër mbledhja në sheshin “Skënderbej” nis në orën 18:30

Përplasjet e Ramës me banorët e Poliçanit, qytetari: U soll si sulltan, u tha qepeni gojën

Dita e 106-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

Rama në Berat: Çfarë lidhje ka distanca?, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Digjet një banesë në lagjen Kastriot të Fushë-Krujës, shkak një luhatje e energjisë elektrike

Egla Ceno rrëfen përplasjen me kryeministrin Rama në Berat: Nuk pati provokime nga ana jonë

Ermal Nufi në kontraditë me veten pasi dolën përgjimet e Roni Yeffet: Zhvillimi i industrisë...