Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqipëria hap Konsullatë Nderi në Napoli, Rama: Italia është ‘alter egoja’ jonë europiane, ne jemi napolitanët e anës tjetër të detit

    Rama udhëton drejt SHBA-ve më 20 shtator, zbardhen takimet që pritet të zhvillojë

    Vdekja e Giorgos Mazonakis, misteri i fotos së fshirë që mund të zbulojë çfarë ndodhi në klinikë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Shqipëria hap Konsullatë Nderi në Napoli, Rama: Italia është ‘alter egoja’ jonë europiane, ne jemi napolitanët e anës tjetër të detit
    Kryesore

    Shqipëria hap Konsullatë Nderi në Napoli, Rama: Italia është ‘alter egoja’ jonë europiane, ne jemi napolitanët e anës tjetër të detit

    September 16, 2026
    Shqipëria hap Konsullatë Nderi në Napoli, Rama: Italia është 'alter egoja' jonë europiane, ne jemi napolitanët e anës tjetër të detit

    Shqipëria ka tashmë një Konsullatë Nderi në Napoli, e cila do të drejtohet nga konsulli i nderit Giuseppe Lettieri. Me juridiksion në të gjithë rajonin e Kampanjës, ajo do të shërbejë si pikë referimi për komunitetin shqiptar që jeton në këtë zonë.

    Në ceremoninë e inaugurimit mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se hapja e konsullatës krijon një urë të re mes Shqipërisë dhe Italisë.

    “Sot jemi këtu jo për të hapur një konsullatë në kuptimin e ngushtë të fjalës, por për të hapur një derë mes dy realiteteve që historikisht kanë qenë shumë pranë dhe që, njerëzisht, janë shumë, shumë të ngjashme”, u shpreh Rama.

    Duke folur për marrëdhëniet mes dy vendeve, Rama tha se Italia nuk është thjesht një nga partnerët kryesorë të Shqipërisë, por e cilësoi atë si “alter egon europiane” të vendit tonë.

    “Mes Shqipërisë dhe Italisë ekziston tashmë një partneritet strategjik, solid dhe i thellë, por unë e urrej kur më shkruajnë në fjalimet e mia se Italia është një nga partnerët tanë kryesorë ekonomikë, politikë dhe europianë, sepse kjo vlen për shumë vende të tjera. Italia nuk është ajo. Italia është alter egoja jonë europiane. Dhe Napoli është pasqyra jonë nga kjo anë e detit, sepse ne jemi napolitanët e anës tjetër dhe jemi krenarë që jemi të tillë dhe nuk duam të bëhemi milanezë, për të thënë”, tha Rama.

    Me nota humori, Rama tha se ndonëse nuk po shpallet “Republika Shqiptare e Napolit”, tashmë në qytetin italian është hapur një derë ku flamuri shqiptar qëndron përkrah atij italian.

    “Unë jam këtu shumë i lumtur që po e jetoj këtë moment gëzimi, këtë moment ku, edhe pse nuk po, le të themi, shpallim Republikën Shqiptare të Napolit, por gjithsesi kemi hapur së bashku një derë ku është flamuri i Shqipërisë dhe unë jam gjithmonë i lumtur kur e shoh pranë flamurit italian”, tha Rama.

    Konsullata pritet të ndihmojë në ofrimin e shërbimeve për shqiptarët në Kampanjë, si dhe në forcimin e bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe social ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë.

    Edi rama hap Konsullatë Nderi Kryeministër Napoli Shqipëria
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqipëria hap Konsullatë Nderi në Napoli, Rama: Italia është ‘alter egoja’ jonë europiane, ne jemi napolitanët e anës tjetër të detit

    September 16, 2026

    Rama udhëton drejt SHBA-ve më 20 shtator, zbardhen takimet që pritet të zhvillojë

    September 15, 2026

    Vdekja e Giorgos Mazonakis, misteri i fotos së fshirë që mund të zbulojë çfarë ndodhi në klinikë

    September 15, 2026

    Aktori i njohur “Home alone” përlotet në Emmy për Catherine O’Hara: Ajo ishte mamaja ime, mamaja jonë

    September 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 15, 2026

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Pas shpalljes së listës së fituesve të “Grant 2026” kanë nisur të dalin rastet ku…

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Pak dramë, shumë ndjenja: Horoskopi i dashurisë për këtë javë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.