Tirana në kaos/ Teliti: Erjon Veliaj si Toto Rina, e përdor karrigen si gur shahu për të sfiduar lirinë e tij…

08:39, 16/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Për nënkryetarin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, Bashkia më e madhe e vendit ndodhet në një kolaps, për shkak të situatës ligjore në të cilën ndodhet kreu i saj, Erjon Veliaj pas vendimit të fundit të Gjykatës së Lartë që e la në burg.

I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Teliti tha se sot Tirana është pa kryetar dhe pa një nënkryetar të deleguar, ndërsa institucionet e varura prej saj janë thuajse inekzistente.

Sipas Teliti, shkak për këtë kaos, është bërë loja e dyfishtë Rama-Veliaj për interesa të ngushta politike.

Tirana sot s’ka kryetar e nënkryetar të deleguar, s’punojnë instituonet e saj. Tirana bllokohet nga trafiku e kjo shihet nga pasqyra, kur bllokohet në oraret e pikut. Tirana s’po pastrohet e investohet. Në Titranë ndërtohet shumë e paguhet shumë, kemi krebashkiakun edhe me vendim të jetë në burg.

Qytetarët e Tiranës e Shqipërisë në vend që pas vendimit të jepte dorëheqjen por me votat e blera të bandës 5D, bëri ca muaj burg e tani shohin në pasqyrë milionat e vjedhura, sot vijojnë ta menaxhojnë tiranën. Tirana është e bllokuar dhe Veliaj po përpiqet ta menaxhojë nga burgu.

Tirana s’është as ndonjë bashki e vogël, le ta lemë Veliaj në Durrës të meanxhojë Durrësin e atë të Durrësit ta sjellim në Tiranë. Është një lojë e përbashkët Rama-Veliaj, situatë absurde. Veliaj si Toto Rina, që ndonëse 20 vite në arrati menaxhonte punët e mafies, Veliaj nga burgu do të menaxhojë punët e Bahskisë dhe do të përdorë karrigen e kryetarit të Bashkisë si gur shahu për të sfiduar lirinë e hequr për fajin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco