Zbulohet dokumenti për mjekët e dënuar në 1972-in, për foshnjat dhe pacientët që humbën jetën në spitale
Edhe pse propagandohej me të madhe se; “ndryshe nga vendet kapitaliste, në Shqipërinë Socialiste shërbimi shëndetësor...
Edhe pse propagandohej me të madhe se; “ndryshe nga vendet kapitaliste, në Shqipërinë Socialiste shërbimi shëndetësor...
Pak para shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, avokati i Hashim ...
Çmimet e larta të naftës po vënë në lëvizje qeverinë gjermane. Ka dy propozime të ndryshme për uljen e &cc...
Mbështetësve të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të mbledhur para objektit të Dhomave të...
Nafta Brent arriti një maksimum ditor prej rreth 108 dollarësh për fuçi këtë të martë, përpara se të zbris...
Ka nisur numërimi mbrapsht në Hagë, ku kanë mbetur vetëm pak orë deri në shpalljen e vendimit për ish-krerët e Us...
Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 109-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për më shumë se tre muaj, q...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, ndërsa moti do të karakterizo...
Sektori i ujësjellës-kanalizimeve ka përmirësuar treguesit financiarë gjatë vitit 2025, me rritje të aftësisë p&e...
Viti i ri shkollor ka nisur me rritje shpenzimesh për familjet që kanë zgjedhur arsimin privat. Disa shkolla private, në nisje të fi...

Ish-ambasadori, William Walker, ka kritikuar procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë, duke e cilësuar atë si një proces më shumë politik sesa të drejtësisë.
Në një intervistë për RTK, Walker ka thënë se është plotësisht i bindur se ajo që ka ndodhur gjatë gati gjashtë viteve në Hagë ka qenë, sipas tij, “një përqeshje e kërkimit të drejtësisë”.
Walker ka kritikuar edhe raportin e ish-senatorit zviceran Dick Marty, duke thënë se ka dyshime serioze për saktësinë e tij.
“Vazhdoj të besoj që ky ka qenë keqtrajtim ose keqpërdorim i drejtësisë që nga fillimi”, ka deklaruar Walker.
Sipas tij, krijimi i këtij procesi ka qenë i ndikuar nga një qasje politike e institucioneve ndërkombëtare për të krijuar një lloj ekuivalentimi mes krimeve të kryera nga regjimi i Slobodan Millosheviqit dhe veprimeve të pjesëtarëve të UÇK-së.
Walker ka kundërshtuar gjithashtu pretendimet për një zinxhir të centralizuar komandues të UÇK-së, duke thënë se komandantët e zonave kishin një shkallë të konsiderueshme autonomie.
“UÇK-ja nuk ka qenë ushtri shtetërore e natyrshme. Ka pasur lidhje shumë të lirshme midis komandantëve të zonave”, ka thënë ai.
Duke folur për përvojën e tij gjatë luftës, Walker ka treguar se kishte vizituar kampet e refugjatëve në Maqedoni dhe Shqipëri dhe kishte dëgjuar dëshmi nga familje të prekura nga vrasjet, dhuna dhe shkatërrimi gjatë luftës.
Ai ka thënë se nuk është befasuar që pas përfundimit të luftës ka pasur raste hakmarrjeje, por ka kundërshtuar që këto veprime të lidhen drejtpërdrejt me një urdhër nga udhëheqësia e UÇK-së.
Walker ka kritikuar edhe kohëzgjatjen e procesit dhe paraburgimit të ish-krerëve të UÇK-së. “Pesë vjet me radhë për të vërtetuar një akuzë të tillë thjesht nuk arrij ta kuptoj se çfarë ka marrë kaq shumë kohë”, është shprehur ai.
Ish-ambasadori ka thënë se është “gati 100 për qind” i bindur se pas këtij procesi ka pasur një vendim politik.
“E gjithë këtë unë thjesht e shoh si proces shumë më politik se sa i drejtësisë. E këtë e kam gjykuar që prej fillimit”, ka deklaruar Walker.
Ai ka shtuar se, sipas tij, nuk mund të ketë barazim mes palëve në luftën e Kosovës, duke theksuar se pjesa dërrmuese e dhunës ishte ndërmarrë nga pushteti i Beogradit.
Walker ka folur edhe për pritjet e tij lidhur me vendimin që pritet të merret më 16 shtator, duke shprehur bindjen se drejtësia duhet të triumfojë.
Pak para shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, avokati i Hashim ...
Mbështetësve të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të mbledhur para objektit të Dhomave të...
Ditën e sotme në orën 10:00 do të nisë seanca e fundit gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ku do t&...
Ka nisur numërimi mbrapsht në Hagë, ku kanë mbetur vetëm pak orë deri në shpalljen e vendimit për ish-krerët e Us...
Ish-diplomati amerikan Daniel Serwer ka kritikuar ashpër punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, duke thën&...
Pak metra larg objektit të Gjykatës Speciale, në vendin e quajtur Malieveld, është vendosur ora e pritjes në Hagë, në pr...
Në prag të 16 shtatorit, ditës kur pritet vendimi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, “Ftesë në 5&rd...
Pas më shumë se katër vitesh proces gjyqësor në Hagë, nesër, më 16 shtator, pritet të shpallet aktgjykimi i shkall&...
Kryeministri Edi Rama ka uruar Albin Kurtin për zgjedhjen për herë të katërt kryeministër i Kosovës, duke u zotuar për...
Teksa kanë mbetur vetëm pak orë nga shpallja e vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për Hashim Thaçin, Kadri Ves...