Ish prokurori, Eugen Beçi e cilëson situatë absurde dhe jashtë çdo logjike ligjore atë që po ndodh me Bashkinë e Tiranës, ku kryetari i saj Eron Veliaj e drejton institucionin nga qelia e burgut.
Në studion e ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Beçi tha se do të duhet të pritet vendimi i zbardhur i Gjykatës së Lartë për të parë argumentet e saj, mbi detyrat që pati lënë Gjykata Kushtetuese se përse Veliaj duhet ose jo të qëndrojë në burg.
Sipas Beçit, nuk ka një rast të ngjashëm me atë të Erjon Veliaj, që një bashki të jetë pa kryetar dhe pa menaxhim, ndaj për këtë qeveria duhet të kishte marrë masat.
GJK thotë që nëse vendos ta mbash në burg duhet të jesh argumentues, do të shohim Gjykatën e Lartë kur të zbardhë vendimin. Duket sikur kanë ecur paralelisht edhe politika edhe drejtësia. Ne do të dëgjojmë vendimin e GJL e pas 3 muajsh do shkojmë në GJK, do i mbajnë njerëzit me shpresë së do i zgjidhim me akt procedural.
Ky shtet ka rënë sa i pëeket logjikës së ndërtimit të një shteti ligjor. Kemi një drejtësi penale, që duhet të rrijë në burg. Ska një rast të ngjashëm që nga burgu të drejtosh një institucion. S’duhet të bënim kapërcime ligjoire, në rast se ti ndryshon ligjin e kushtetutën, duhet të reagosh se s’mund të gjendesh në një situatë të tillë. Është situatë absurde dhe jashtë logjike.
Është jashtë çdo logjike me një vendim që GJK thotë të mos shkarkohet e tjetra e lë në burg. GJK s’e la në burg, duhet të argumentonte GJL, por ka dëshira për kakofoni. GJK ka konstatuar 4 shkelje dhe 3 detyra. Të shohim se si do t’i arsyetojë GJL.
© SYRI.net