Dita e verdiktit, Gjykata Speciale jep sot vendimin për ish-krerët e UÇK-së
Kosova ka 6 vjet që e pret këtë ditë. Dhomat e Specializuara në Hagë do të shpallin sot aktgjykimin e shkallës së parë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, pas një procesi që zgjati afro gjashtë vjet nga arrestimet dhe më shumë se tre vjet gjykim.
Për shumë qytetarë në Kosovë, kjo nuk është thjesht një seancë gjyqësore. Që prej mbrëmjes së djeshme, sheshet janë mbushur me qytetarë, flamuj të UÇK-së dhe pankarta në mbështetje të katër ish-drejtuesve.
Në Prishtinë është vendosur një ekran gjigant ku mijëra qytetarë pritet ta ndjekin drejtpërdrejt leximin e vendimit, ndërsa në Hagë qindra shqiptarë kanë kaluar natën pranë ndërtesës së Gjykatës Speciale.
Gjykata Speciale: Nuk kishte krime kundër njerëzimit nga udhëheqësit e UÇK-së
Trupi gjykues: U vërtetua arrestimi i paligjshëm i së paku 385 personave
Trupi gjykues: Thaçi ishte anëtar kyç në zbatimin e qëllimit të përbashkët kriminal
Trupi gjykues: Veseli dhe Krasniqi ishtin anëtar kyç në zbatimin e qëllimit të përbashkët kriminal
KOHA JONË SONDAZH

