Mëngjesin e sotëm rreth orës 09:30 kryeministri Edi Rama pritet të mbërrijë në Korçë ku do të zhvillojë takim me qytetarët në kuadër të Reformës Territoriale për rishikimin e ndarjes administrative-territoriale të vendit. Ndërsa bëhet me dije se Rrugorja e Korçës ka dalë në terren duke pastruar kështu perimetrin e sigurisë, nga ku mësohet se janë zhvendosur disa makina nga zona e teatrit, aty ku për pak minuta pritet të mbërrijë Rama.
Në fokus të takimit të sotëm me korçarët pritet të jetë Bashkia Maliq, e cila sipas një prej propozimeve të PS-së do të shkrihet dhe t’i bashkohet Bashkisë Korçë.
Në takimin e sotëm Rama pritet të prezantojë propozimet për hartën e re administrative dhe t’i diskutojë ato me banorët dhe përfaqësuesit vendorë. Ndërsa bëhet me dije se takimi do të mbahet në orën 09:30 në teatrin ”Andon Zako Çajupi”.
