Shembet ndërtesa 6-katëshe në Gaza, 8 të vdekur dhe mbi 60 persona nën rrënoja
Tetë persona kanë vdekur dhe më shumë se 60 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një ndërtesë gjashtëkatëshe u shemb në qytetin e Gazës, tha këtë të mërkurë për AFP shërbimi i mbrojtjes civile të enklavës.
“Trupat e tetë martirëve, përfshirë fëmijë , dhe 15 të plagosurve u nxorën nga rrënojat e një ndërtese gjashtëkatëshe që u shemb në pjesën perëndimore të qytetit të Gazës”, tha zëdhënësi i Mbrojtjes Civile, Mahmoud Bassal.
“Fati i më shumë se 60 personave nën rrënoja është i panjohur”, shtoi burimi, duke theksuar se ndërtesa “kishte pësuar dëme strukturore për shkak të sulmeve të shumta izraelite gjatë luftës”.
Shumica dërrmuese e ndërtesave të banimit në Rripin e Gazës janë shkatërruar nga bombardimet izraelite.
Lufta në Gaza ka vrarë më shumë se 73,000 palestinezë dhe ka plagosur 174,000 të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, e cila kontrollohet nga Hamasi dhe shifrat që ajo shpall konsiderohen të besueshme nga OKB-ja.
FBI: Rusia po rekruton persona për të vrarë aleatët e Ukrainës në SHBA dhe Evropë
Sulmet ndaj infrastrukturës energjetike saudite rrisin çmimin e naftës, ndërpritet transporti detar në Gjirin Persik
“Diskriminimi ndaj pakicës së bardhë,” SHBA kufizon vizat për zyrtarët e Afrikës së Jugut
- 08:57 Katër profilet e ish-krerëve të UÇK-së që presin sot vendimin në Hagë, nga Thaçi, Krasniqi, Veseli dhe Selimi
- 08:56 FBI: Rusia po rekruton persona për të vrarë aleatët e Ukrainës në SHBA dhe Evropë
- 08:50 Sulmet ndaj infrastrukturës energjetike saudite rrisin çmimin e naftës, ndërpritet transporti detar në Gjirin Persik
- 08:45 “Diskriminimi ndaj pakicës së bardhë,” SHBA kufizon vizat për zyrtarët e Afrikës së Jugut
- 08:37 Rama në ceremoninë e hapjes së Konsullatës Shqiptare në Napoli: Italia është ‘alter egoja’ jonë evropiane
- 08:34 Pritet vendimi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, policia largon djalin e Thaçit nga hyrja e gjykatës! Gazetarja jep detajet