“Pafajësi, drejtësi për ish-krerët e UÇK”, ambasadori shqiptar hyn në gjykatën e Hagës

16 Shtator 2026 | 09:09

Ambasadori i Shqipërisë në Holandë, Artur Kuko këtë të mërkurë është bashkuar me dhjetëra mbështetës të ish-krerëve të UÇK-së për të marrë pjesë në seancën që do të zhvillohet në Gjykatën Speciale në Hagë ku do të jepet vendimi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Ambasadori në një prononcim ë shkurtër për gazetaren e Euronews Albania, Esmeralda Mulaj u shpreh se është optimist dhe do të jepet drejtësi për ta.

“Pafajësi, drejtësi. Jam shumë optimist”, tha ai shkurtimisht para se të futej në ambientet e gjykatës për të ndjekur procesin gjyqësorë.

Lidhur me këtë vendim të rëndësishëm, dhjetëra persona kanë udhëtuar nga vende të ndryshme të botës për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Të pranishëm janë edhe familjarë të ish-krerëve të UÇK-së të cilët janë futur në ambientet e gjykatës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Katër profilet e ish-krerëve të UÇK-së që presin sot vendimin në Hagë, nga Thaçi, Krasniqi, Veseli dhe Selimi

Katër prej figurave më të njohura të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës presin sot në Hagë vendimin përfundimtar të gjykatës. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi...
08:57 | 16/09/2026

Pritet vendimi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, policia largon djalin e Thaçit nga hyrja e gjykatës! Gazetarja jep detajet

Këtë të mërkurë pritet të jepet vendimi në Gjykatën Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së. Lidhur me këtë vendim të rëndësishëm, dhjetëra persona kanë udhëtuar...
08:34 | 16/09/2026

“Unë s’jam e lirë, pa lirinë tënde, gjysh” , mbesa e vogël puth portretin e Jakup Krasniqit para vendimit në Hagë

Moment emocionues, vajza e Jakup Krasniqi publikon videon me të bijën e vogël që puth protretin e gjyshit, “Të pres me mall e dashur”. Një...
08:04 | 16/09/2026