E mërkurë, 16 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

LIVE nga Haga! Sot beteja e fundit e UÇK-së, gazetari Berisha: Vendimi do të jetë individual

Sot pritet të shpallet në Hagë aktgjykimi i shkallës së parë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Seanca në Dhomat e Specializuara të Kosovës nis në orën 10:00 dhe pritet të zgjasë rreth dy orë.

I ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, gazetari i “Telegrafi”, Kemajl Berisha, raportoi nga Haga, ku dhjetëra qytetarë ishin mbledhur pranë Gjykatës Speciale për të pritur vendimin. Mes të pranishmëve ishte edhe djali i Hashim Thaçit, ndërsa qytetarët kanë shprehur mbështetjen e tyre për ish-krerët e UÇK-së.

Berisha sqaroi se vendimi nuk pritet të jetë i përbashkët për të katër të akuzuarit, por individual për secilin prej tyre. “Vendimi nuk do të merret në bllok, do të jetë individual. Kështu që dikush mund të dënohet e dikush tjetër të shpallet i pafajshëm”, tha gazetari gjatë lidhjes direkte nga Haga.

Sa i përket mundësisë së apelimit, Berisha theksoi se vendimi i sotëm është i shkallës së parë dhe pas tij palët mund të ndjekin procedurat e ankimit. “Sot jepet vendimi i shkallës së parë. Pas vendimit, palët e dëmtuara mund ta dërgojnë çështjen në Apel, e pastaj Apeli mund të marrë një vendim tjetër”, u shpreh ai.

Gazetari foli edhe për skenarin në rast të një vendimi të pafajësisë, duke shpjeguar se në një situatë të tillë do të ndiqen procedurat për lirimin nga paraburgimi. Ndërkohë, jashtë Gjykatës Speciale, policia u ka kërkuar qytetarëve të zhvendosen në një hapësirë të përcaktuar, për shkak të masave të sigurisë para nisjes së seancës.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.