‘15 mln euro në arkën e shtetit një javë nga rritja e çmimit të naftës’, Bozdo: Qeveria po fut para në xhep

09:14, 16/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Për nënkryetarin e Komisionit të Ekonomisë, njëkohëshisht deputet i PD, Eno Bozdo, një javë nga rritja e çmimit të naftës, qeveria ka arskëtuar në buxhetin e shtetit 15 milionë euro.

I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Bozdo e cilësoi një situatë të rëndë, duke shtuar se qeveria tanimë po fut në xhep para të pamerituara nga qytetarët shqiptarë.

Sipas tij, masat duhet të ishin marrë menjëherë, duke nisur me heqjen e taksës së qarkullimit dhe atë të akcizës së naftës, një masë e përkohshme që do të lehtësonte konsumatorin.

Nisur dhe nga ajo se çfarë po ndodh me dy frontet e luftës, Rusi-Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme, me reduktimin e kapacitetve prodhuese dhe rafineritë, Bozdo thekson se masat duhet të jenë immediate, për shkak se kjo është një situate ka gjasa të mos mbarojë shpejt.  

Taksën e qarkullimit, shumë e thjeshtë hiqe, mund të ulë përkohësisht taksën e akcizës, ka për të zgjatur kjo situatë deri në fund të vitit. Për shkak të dy fronteve të luftës, kapacitetet prodhuese e rafinuese të naftës janë reduktuar ndjeshëm.

Të gjitha këto sjellin rritje të çmimit, dhe këto janë strukturore. Duhet bërë diçka sepse s’është një situatë që mbaron direkt. S’ka përfitim, thjesht qeveria s’do ‘ia dijë.

Ka vetëm humbje qeveria, po fut para në xhep të pa merituar prej një jave që është rritur çmimi i naftës. Janë 15 mln euro të futur në arkën e shtetit vetëm nga rritja e çmimit. Në këto kushte, në të gjithë Shqipërinë, qeveria po fut para shtesë në xhep. Prish punë në gjithçka, e s’i kushton asgjë të marrë masa të parakohshme.

Jemi afër pikës së tkurrjes së konsumit, ata që tregtojnë naftëm s’kanë ndërmend që rritjen e çmimit ta heqin nga vetja e tyre. Ata do ta bëjnë në transportin e tyre, te çmimet e produkteve, e do ta ndjejnë të gjithë te konsumi, nëse situata vijon, të gjitha do të shtrenjtohen.

Nga 40 % e të ardhurave për ushqimet do shkojë në 50%, do heqim dorë nga gjërat e tjera. Pensionistët do kërkojnë më shumë para nga jashtë, nga fëmijët e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco