Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca dhe ai për Familjen dhe Vlerat e UÇK-së, Andin Hoti, ndodhen në Hagë, ku sot do të shpallet aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.
...Dhjetra figura ndërkombëtare dëshmuan luftën e drejtë mbrojtëse të popullit shqiptar të Kosovës. Ajo luftë u zhvillua nga UÇK dhe këtë UÇK e drejtoi Shtabi i Përgjithshëm. Dhe Shtabi i Përgjithshëm kurrë nuk ka pasur asnjëherë ndonjë mekanizëm të përbashkët kriminal. Ne si popull i Kosovës jemi dëshmitarë. Ne presim vetëm një vendim - aktgjykim lirues. ”, është shprehur Konjufca para godinës së Gjykatës.
Gazetarët e Kosovës informojnë se procesi nuk pritet të zgjasë shumë sepse është paralajmëruar se gjykatësi do të lexojë vetëm përmbledhjen e aktvendimit, ndërsa më vonë do të botohet i tërë vendimi i gjykatësve.
© SYRI.net
Në 10:00 verdikti/ Djali i Jakup Krasniqit: Besoj se vendimi do jetë lirues! Cilido që të jetë, jam krenar për UÇK-në
Gucati: Nëse ndodh e keqja, kjo gjykatë mund të kënaqë vetëm Rusinë e Serbinë
Mesazhi i Kongresistit amerikan para vendimit në Hagë: Anshmëria politike të mos ndikojë