web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Jeta mes botimeve dhe shkencës/ Historiani Aurel Plasari feston 70-vjetorin e lindjes

16 Shtator 2026, 09:31, Aktualitet CNA

Jeta mes botimeve dhe shkencës/ Historiani Aurel Plasari feston 70-vjetorin

Historiani dhe profesori i njohur, Aurel Plasari, feston sot ditëlindjen e tij të 70-të.

Me një veprimtari prej pesë dekadash, Plasari njihet për kontributin e tij në fushën e historisë, në veprimtari shkencore-akademike kombëtare dhe ndërkombëtare, si edhe përkthime e botime të ndryshme.

Plasari u lind më 16 shtator 1956 në Tiranë, ku edhe ka kryer të gjitha nivelet e arsimimit.

Ka filluar të botojë përkthime nga letërsia botërore në shtypin letrar qysh në moshën 17-vjeçare gjatë viteve të shkollës së mesme ("Nëntori", nr. 3, 1973).

Pas shkollimit të mesëm ka kryer shërbimin e detyruar ushtarak dhe, duke qenë se për disa vite i mohohej e drejta e studimeve të larta për shkaqe “biografie”, e ka filluar punën në nivelet më të thjeshta të shtypit, si korrektor në shtypshkronjën “Mihal Duri”.

Nga viti 1982 ka punuar korrektor letrar në revistën “Nëntori”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, prej 1989 redaktor i letërsisë së përkthyer po aty, ndërsa nga 1990 sekretar i Kolegjiumit të redaksisë në po të njëjtën revistë.

Studimet e larta i ka përfunduar më 1989 në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, dhe prej vitit 1990 u ftua si pedagog i jashtëm në të njëjtin Fakultet ku kishte kryer studimet. Pasi kreu më 1991 një specializim të shkurtër pasuniversitar në Universitetin “Alcalá” të Madridit (Spanjë), më 1992 u angazhua si pedagog ordinar në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, UT, ku ka kryer edhe detyrën e zv.dekanit.

Jeta mes botimeve dhe shkencës/ Historiani Aurel Plasari feston 70-vjetorin

Prej vitit 1996 ka vijuar detyrën në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, UT, për t’u shkëputur më 1998, kur është ftuar të drejtojë Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë. Në Masterin e Nivelit të Dytë të Shkencës së Bibliotekave, organizuar për herë të parë në sistemin arsimor shqiptar, ka dhënë lëndën e rikonceptuar “Hyrje në albanologji”. Ndërsa më 1995 kishte kryer habilitacionin për “Profesor i asociuar”, prej vitit 2010 mban titullin “Profesor”.

Ka mbajtur detyrën e drejtorit të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë dhe më tej vijoi si punonjës shkencor në Akademinë e Studimeve Albanologjike (ASA).

Jeta mes botimeve dhe shkencës/ Historiani Aurel Plasari feston 70-vjetorin

Nga 1990 deri më sot ka marrë pjesë në veprimtari shkencore-akademike kombëtare dhe ndërkombëtare: në USA, Kosovë, Itali, Francë, Spanjë, Rumani, Greqi, Austri, Bullgari, Poloni, Hungari, Çekosllovaki, FYROM etj.

Ka kontribuuar paralelisht edhe si: anëtar i redaksisë së revistës “Filologji”, organ i Fakultetit të Filologjisë, Universiteti i Prishtinës, 2019 - vijim; anëtar i bordit shkencor të revistës “Albanian Studies”, organ i Akademisë së Studimeve Albanologjike, 2018 - vijim; anëtar i redaksisë së revistës “Studime Historike”, organ i Institutit të Historisë, ASA, 2018 - vijim; anëtar i Këshillit Shkencor të Muzeut Historik Kombëtar, 2008-2013; anëtar i Komitetit Ndërministror të 100-vjetorit të Pavarësisë, 2011-2012; anëtar i Këshillit të Lartë të Arkivave, 1998-2005; drejtor nderi i Institutit të Studimeve Shqiptare “Gjergj Fishta”, 1999-2005; kryeredaktor i edicionit të ri të revistës “Hylli i Dritës”, 1993-1997; nënkryetar i Komisionit Kombëtar të UNESCO-s, 1993-1995 etj.

Ka qenë dhe vijon të jetë i pranishëm në shtypin e lirë shqiptar.

Nga 1990 disa përmbledhje autorësh në zë të traditës, si Fishta, Merxhani, Harapi, Beduli etj., janë përgatitur prej tij, po ashtu ka qenë drejtuar prej tij kolana “Intelligenda” (shtëpia botuese “55”), me kontribuues të albano-balkanologjisë, si Çelebi, Jorga, Jirecek, Gelchic, Suliotti, Londres, Konica, Zakythnos, Nadin, Xhufi etj. Në fushën e veprimtarive të kulturës ka drejtuar disa juri kombëtare, si dhe ka marrë pjesë si anëtar në juri kombëtare dhe ndërkombëtare.

Më 12 dhjetor 2025, Aurel Plasari i dekorua si Oficeri i Madh në “Urdhrin Suprem të Shqiponjës”, si një vlerësim për kontributin 50-vjeçar në vend. 

 





Lajmet e fundit nga