Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

KUSH janë katër gjyqtarët që kanë në dorë fatin e katërshes së UÇK-së, të njëjtët do të marrin vendimin ndaj Thaçit për pengim drejtësie

Shkruar nga Newsbomb
KUSH janë katër gjyqtarët që kanë në dorë
Hashim Thaçi dhe tre gjyqtarët, Charles L. Smith III,Christoph Barthe, Guénawl Mettraux

Vetëm pak minuta na ndajnë nga momenti historik për çlirimtarët e Kosovës, ndërsa janë zbuluar dhe gjyqtarët që kanë në dorën vendimin final, për të cilin qindra mijëra shqiptarë shpresojnë që Thaçin, Veselin, Jakupin dhe Krasniqin.

Newsbomb.al mëson se bëhet fjalë për 4 magjistratët të cilët kanë në dorë dhe çështjen e dytë në ngarkim të Hashim Thaçit për “pengim drejtësie”. Bëhet fjalë për amerikanin Charles L. Smith III, gjermanin Christoph Barthe dhe zviceranin Guénawl Mettraux.

Po ashtu bëhet me dije se gjyqtari irlandez Fergal Gaynor është pjesë e panelit në cilësinë e gjyqtarit rezervë, i cili nuk jep mendim për vendimet e panelit, përveç rastit kur caktohet për të zëvendësuar një nga gjyqtarët e rregullt.

Kush janë tre gjyqtarët që kanë në dorë fatin e çlirimtarëve:

Gjyqtari amerikan Charles L. Smith III është kryesues i Trupit Gjykues II dhe zëvendëspresident i Dhomave të Specializuara. Smith ka një lidhje të mëhershme me sistemin e drejtësisë në Kosovë. Nga viti 2010 deri më 2013 ka shërbyer si gjyqtar i EULEX-it, ndërsa nga viti 2011 deri më 2013 ishte edhe anëtar i Gjykatës Supreme të Kosovës.

Christoph Barthe eksperti gjerman i krimeve të luftës

Christoph Barthe është jurist gjerman me përvojë të gjatë në të drejtën penale dhe ndërkombëtare. Ai ka shërbyer si prokuror pranë Gjykatës Federale të Drejtësisë të Gjermanisë dhe është marrë me ndjekjen e krimeve të luftës dhe gjenocidit.

Guénawl Mettraux gjyqtari zviceran me përvojë ndërkombëtare

Guénawl Mettraux është jurist zviceran me përvojë të gjatë në të drejtën penale ndërkombëtare. Ai ka punuar në raste para Tribunalit Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, Tribunalit Special për Libanin, Dhomave të Jashtëzakonshme në Kamboxhia dhe Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

Fergal Gaynor, gjyqtari rezervë

Gjyqtari irlandez Fergal Gaynor është pjesë e trupit gjykues në cilësinë e gjyqtarit rezervë. Ai ka përvojë të gjatë në drejtësinë ndërkombëtare dhe ka punuar në çështje që lidhen me krimet e luftës. Ai ka shërbyer në procese pranë Tribunalit Penal Ndërkombëtar për Ruandën dhe Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese