Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Konjufca në Hagë: Presim vetëm një vendim - aktgjykim lirues

09:19, 16/09/2026

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca dhe ai për Familjen dhe Vlerat e UÇK-së, Andin Hoti, ndodhen në Hagë, ku sot do të shpallet aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

...Dhjetra figura ndërkombëtare dëshmuan luftën e drejtë mbrojtëse të popullit shqiptar të Kosovës. Ajo luftë u zhvillua nga UÇK dhe këtë UÇK e drejtoi Shtabi i Përgjithshëm. Dhe Shtabi i Përgjithshëm kurrë nuk ka pasur asnjëherë ndonjë mekanizëm të përbashkët kriminal. Ne si popull i Kosovës jemi dëshmitarë. Ne presim vetëm një vendim - aktgjykim lirues.   ”, është shprehur Konjufca para godinës së Gjykatës.

Gazetarët e Kosovës informojnë se procesi nuk pritet të zgjasë shumë sepse është paralajmëruar se gjykatësi do të lexojë vetëm përmbledhjen e aktvendimit, ndërsa më vonë do të botohet i tërë vendimi i gjykatësve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco