Familja e Krasniqit në Hagë: Presim të gjithë të lirohen nga akuzat! Mbesa: S’jam e lirë pa lirinë tënde

Familja e Krasniqit në Hagë: Presim të gjithë të lirohen nga akuzat! Mbesa: S’jam e lirë pa lirinë tënde

09:27, 16/09/2026

Besoj se vendimi do të jetë lirues, tha Altini, djali i Jakup Krasniqit, duke hyrë në objektin e Gjykatës Speciale, ku pritet sot vendimi për ish krerët e UÇK-së.

Ai tha se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të lirohen nga akuzat në Hagë dhe do të kthehen të lirë në Kosovë.

Sipas tij, pavarësisht vendimi ai dhe populli shqiptar janë krenar me ish-krerët e UÇK-së dhe luftën e tyre.

“Besoj se vendimi do të jetë lirues. Cilido që të jetë vendimi, unë jam krenar për secilin, për UÇK dhe për çdo gjë çka kanë bërë për neve...Për neve dhe për këta është një mbështetje e madhe që populli është me UÇK-në. Diçka çka dëshirojmë është që populli me ditë vlerën e UÇK-së”, tha ai.

Ndërkohë e bija e Jakup Krasniqit, Gresa, ka publikuar një video të vajzës së saj duke e puthur portretin e gjyshit.

“Unë s’jam e lirë, pa lirinë tënde, gjysh. Prej tokës e gjer në qiell, do të jetoj me krenari që në gjakun tim, në trupin tim të vogël, rrjedh gjaku yt ilir!”.

Te pres me mall e dashuri!”, shkroi Gresa në këtë postim.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco