MAGAZINË /

"Nuk mund ta thuash diçka të tillë", ish-shoku i skuadrës me kritika për Kylian Mbappe

Shkruar nga Versus

"Nuk mund ta thuash diçka të tillë", ish-shoku i

Ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe i Francës, Samuel Umtiti, ka kritikuar deklaratat e fundit të Kylian Mbappes për Topin e Artë, duke e krahasuar sulmuesin francez me Lionel Messin.

Mbappe kishte deklaruar se e meriton ta fitojë çmimin prestigjioz individual, por Umtiti nuk u pajtua me këtë qëndrim.

“Nuk mund të thuash diçka të tillë!”, u shpreh ish-mbrojtësi francez.

Për ta shpjeguar mendimin e tij, Umtiti kujtoi periudhën kur ishte pjesë e Barcelonës dhe ndante dhomën e zhveshjes me Messin.

Sipas tij, argjentinasi e dinte se ishte lojtari më i mirë, por nuk do të shprehej në atë mënyrë.

“Edhe te Barcelona kam luajtur me Messin. Ai e dinte se ishte lojtari më i mirë, por më besoni, ishte e pamundur që gjatë gjithë jetës së tij të thoshte një fjali të tillë”, ka deklaruar Umtiti. Versus.al

Poll