Kongresi i del kundër Trumpit për luftën me Iranin! Dhoma voton për herë të tretë për t’i dhënë fund konfliktit
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka votuar për herë të tretë për të kufizuar aftësinë e presidentit Donald Trump për të vazhduar operacionet ushtarake kundër Iranit pa autorizimin e Kongresit.
Rezoluta për kompetencat e luftës kaloi me 220 vota pro dhe 204 kundër, me mbështetjen e të gjithë demokratëve dhe shtatë republikanëve.
Lufta, e nisur më 28 shkurt, po i afrohet muajit të shtatë dhe është kthyer në një çështje gjithnjë e më të rëndësishme për politikën e brendshme amerikane, veçanërisht për shkak të rritjes së çmimeve të karburanteve dhe inflacionit.
Sipas Zyrës së Buxhetit të Kongresit, konflikti i ka kushtuar deri tani SHBA-së më shumë se 38 miliardë dollarë, ndërsa vazhdimi i operacioneve mund të kushtojë edhe 2-3 miliardë dollarë në muaj.
Demokratët argumentojnë se presidenti nuk duhet të zhvillojë një luftë të zgjatur pa miratimin e Kongresit, ndërsa republikanët që mbështesin Trumpin thonë se Irani vazhdon të përbëjë kërcënim për SHBA-në dhe aleatët e saj.
Megjithatë, rruga e rezolutës mbetet e vështirë: Trump pritet ta vendosë veton nëse ajo arrin në tryezën e tij.
Polonia përforcon kufirin me Ukrainën mes shqetësimeve në rritje për sigurinë në të gjithë Evropën
Kriza “pushton” turneun e Ed Sheeran, katër artistë tërhiqen në shenjë proteste për Palestinën
Perçarje në të djathtën izraelite, Netanyahu dhe Ben-Gvir përplasen për koalicionin e ardhshëm
- 09:43 LIVE-“Liri për çlirimtarët”, 30 minuta nga aktgjykimi në Hagë, vëmendja te Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi
- 09:39 Polonia përforcon kufirin me Ukrainën mes shqetësimeve në rritje për sigurinë në të gjithë Evropën
- 09:39 Flamujt e UÇK-së “pushtojnë” Prishtinën, qytetarët mblidhen për të pritur vendimin e Hagës
- 09:31 Sa i kushtoi Kosovës mbrojtja e të akuzuarve në Hagë?
- 09:29 Kriza “pushton” turneun e Ed Sheeran, katër artistë tërhiqen në shenjë proteste për Palestinën
- 09:27 Konjufca nga Haga: Presim vetëm aktgjykim lirues