web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Asnjë ndryshim në qeverinë Rama 4?!

16 Shtator 2026, 09:22, Politikë CNA

Asnjë ndryshim në qeverinë Rama 4?!

Lëvizjet në qeverinë "Rama 4" kanë qenë disa, ndonëse në faqen zyrtare të kryeministrisë nuk pasqyrohet asnjë ndryshim në postet ministrore, madje mandatet shënohen deri në vitin 2029. Vizitoni faqen në linkun https://www.kryeministria.al/historia/.

Edhe pse thuhet që aty shenjohet historia, në këtë faqe nuk është pasqyruar asnjë ndryshim postesh i kryer në qeveritë Rama 1, Rama 2 dhe Rama 3, dhe emrat e ministrave figurojnë me mandate të plota 4-vjeçare përkatësisht; qeveria e parë e Edi Ramës (11 shtator 2013 – 12 shtator 2017), qeveria e dytë e Edi Ramës (11 shtator 2017 – 18 shtator 2021), qeveria e tretë e Edi Ramës (18 shtator 2021 – 2025), duke kumtuar një qëndrueshmëri mbresëlënëse të kabineteve, kur në fakt ndryshimet e shumta, shkarkimet, zëvendësimet dhe paqëndrueshmëria në të katër qeveritë Rama janë labirinte fjalëkryqesh po kaq mbresëlënëse.

As CV-ja politike shtetërore e kryeministrit Rama nuk është përditësuar me të dhëna shtesë, https://www.kryeministria.al/ministrat/edi-rama/, teksa mbyllet në vitin 2017.

Madje në faqen e parë https://www.kryeministria.al/menu-qeveria/, vizitorët janë të ftuar që të shfletojnë më shumë mbi historikun e qeverive https://www.kryeministria.al/historia/, me shënimin: Qeveritë mbahen mend për udhëheqësit e tyre dhe kursin që kanë vendosur ata gjatë kohës kur kanë drejtuar vendin. Qeveria e parë shqiptare daton më 4 dhjetor 1912, e kryesuar nga Ismail Qemali. Me ngritjen e flamurit në Vlorë, në 28 nëntor 1912, Ismail Qemali zgjidhet kryeministër, duke u bërë i pari kryeministër në historinë e Shqipërisë. Më poshtë informacion mbi qeveritë shqiptare ndër vite duke kaluar nëpër faza të ndryshme politike, institucionale duke reflektuar zhvillimet historike, sociale dhe ekonomike të vendit.

Qeveria e katërt e Edi Ramës

(19 shtator 2025 – 2029)

Këtë vit nuk pasqyrohen të paktën 6 ndryshime ministrash.

1. Edi Rama – Kryeministër; Kryeministri ushtron dhe përgjegjësitë për ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual të inteligjencës artificiale Diella.

2. Znj.Belinda Balluku – Zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë – deri në shkurt 2026

3. Znj. Albana Koçiu – Ministre e Punëve të Brendshme – deri në mars 2026, tani zëvendëskryeministre

4. Znj.Elisa Spiropali – Ministre për Europën dhe Punët e Jashtme – deri në shkurt 2026

5. Z.Petrit Malaj – Ministër i Financave

6. Z.Blendi Gonxhja – Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit

7. Z.Sofjan Jaupaj – Ministër i Mjedisit

8. Znj. Mirela Kumbaro Furxhi – Ministre e Arsimit

9. Znj. Evis Sala – Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – për një vit deri në shtator 2026 – faqja për Evis Salën nuk u gjet - https://www.kryeministria.al/ministrat/evis-sala/

10. Znj.Delina Ibrahimaj – Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit

11. Z.Besfort Lamallari – Ministër i Drejtësisë – deri në shtator 2026

12. Z.Pirro Vengu – Ministër i Mbrojtjes – deri në shkurt 2026

13. Z.Andis Salla – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

14. Z.Ervin Demo – Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor

15. Znj. Majlinda Dhuka – Ministre Shteti dhe Kryenegociatore

16. Znj. Adea Pirdeni – Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

17. Z. Toni Gogu – Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin – deri në mars 2026 - tani ministër i Drejtësisë. /CNA

Asnjë ndryshim në qeverinë Rama 4?!Asnjë ndryshim në qeverinë Rama 4?!Asnjë ndryshim në qeverinë Rama 4?!Asnjë ndryshim në qeverinë Rama 4?!Asnjë ndryshim në qeverinë Rama 4?!





Lajmet e fundit nga