Në 10:00 verdikti/  Djali i Jakup Krasniqit: Besoj se vendimi do jetë lirues! Cilido që të jetë, jam krenar për UÇK-në

Në 10:00 verdikti/ Djali i Jakup Krasniqit: Besoj se vendimi do jetë lirues! Cilido që të jetë, jam krenar për UÇK-në

09:50, 16/09/2026

Djali i Jakup Krasniqit, u shpreh optimist se katër ish-krerët e UÇK-së do të lirohen dhe do të kthehen në Kosovë.

Teksa hynte në Gjykatën Speciale në Hagë, Altini theksoi se, pavarësisht vendimit, ai dhe populli shqiptar janë krenarë për ish-krerët e UÇK-së dhe luftën e tyre.

“Besoj se vendimi do të jetë lirues. Cilido që të jetë vendimi, unë jam krenar për secilin, për UÇK-në dhe për çdo gjë që kanë bërë për ne. Për ne dhe për këta është një mbështetje e madhe që populli është me UÇK-në. Diçka që dëshirojmë është që populli ta dijë vlerën e UÇK-së”, tha ai.

Në ora 10:00 pritet të jepet vendimi i gjykatës së shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco