Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

“Jam krenar për babin”, djali i Jakup Krasniqit para nisjes së seancës: Besoj se sot do të lirohen

Shkruar nga Newsbomb
“Jam krenar për babin”, djali i Jakup Krasniqit para nisjes
Altin Krasniqi

Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi, është shprehur optimist pak para nisjes së seancës në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ku sot pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Duke hyrë në objektin e Gjykatës Speciale, Altin Krasniqi ka thënë se pret që vendimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit të jetë lirues dhe se të katër ish-drejtuesit e UÇK-së do të kthehen të lirë në Kosovë.

Ai ka theksuar se, pavarësisht se cili do të jetë vendimi i gjykatës, krenaria e tij për të atin, për ish-krerët e UÇK-së dhe për luftën e tyre mbetet e pandryshuar.

“Besoj se vendimi do të jetë lirues. Cilido që të jetë vendimi, unë jam krenar për secilin, për UÇK dhe për çdo gjë çka kanë bërë për neve...Për neve dhe për këta është një mbështetje e madhe që populli është me UÇK-në. Diçka çka dëshirojmë është që populli me ditë vlerën e UÇK-së”, tha ai.

Deklarata e Altin Krasniqit vjen pak para nisjes së seancës, në një ditë të shumëpritur në Kosovë dhe në mesin e shqiptarëve që kanë udhëtuar drejt Hagës për të qenë pranë ish-krerëve të UÇK-së në momentin e shpalljes së aktgjykimit.

Vendimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit pritet të shpallet sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese