web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kongresmeni amerikan: Anshmëria politike të mos ketë vend në Hagë

16 Shtator 2026, 09:52, Kosova & Bota CNA

Kongresmeni amerikan: Anshmëria politike të mos ketë vend në

Kongresmeni amerikan, Keith Self, shprehu shqetësim për atë që ai e konsideron ndikim të anshmërisë politike në vendimmarrjen e institucioneve të drejtësisë në Hagë, pak para shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

“Një temë e vazhdueshme që duket se po del nga Haga, është lejimi i anshmërisë politike që të ndikojë në vendimet e saj”, shkroi Self në "X".

Ai shfaqi shpresën që, sipas tij, një anshmëri e tillë të mos shfaqet gjatë shpalljes së vendimit në rastin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Self, i cili kryeson Nënkomisionin për Europën në Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, e lidhi çështjen edhe me situatën më të gjerë në rajon, duke e përshkruar Ballkanin si një “fuçi baruti”, shkruan REL. Sipas tij, në rajon ka regjime shtypëse që do të preferonin të nxisnin ndarje, në vend se të punonin drejt pajtimit.





Lajmet e fundit nga