Në këto çaste, në Dhomat e Specializuara në Hagë ka nisur seanca për shpalljen e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Për shkak të vonesës prej 10 minutash në transmetimin publik, pamjet nga salla e gjyqit pritet të bëhen të qasshme nga ora 10:10.
Ndërkohë jashtë godinës së Gjykatës ka qindra qytetarë.
Qindra qytetarë janë mbledhur edhe në qendër të Prishtinës për ta përcjellë drejtpërdrejt shpalljen e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Në sheshin “Skënderbeu” është vendosur një ekran i madh, ku të pranishmit do ta ndjekin transmetimin e seancës nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
© SYRI.net