Bota

E rëndë/Arena kthehet në “luftë”, toreadori bllokohet mes brirëve të demit…VIDEO!

Momente dramatike janë regjistruar në arenën e demave në Arles të Francës, ku toreadori i njohur peruan Andrés Roca Rey u përball me një situatë tejet të rrezikshme gjatë Feria du Riz. 29-vjeçari, i cilësuar shpesh si “Messi i toreadorëve”, u sulmua nga demi Vicioso, një kafshë që peshonte rreth 540 kilogramë. Gjatë sulmit, Roca Rey u ngrit nga toka dhe mbeti i bllokuar mes brirëve të demit, ndërsa kafsha e tërhoqi dhe e zvarriti për disa sekonda nëpër arenë.

https://twitter.com/i/status/2099178425332138031

Sipas përshkrimeve të incidentit, situata zgjati më shumë se dhjetë sekonda, derisa rreth dhjetë persona hynë në arenë për të shpërqendruar dhe frenuar demin. Ata përdorën pelerinat për ta larguar kafshën, duke i dhënë mundësi Roca Rey-t të çlirohej dhe të ngrihej përsëri në këmbë. Ajo që habiti më shumë të pranishmit ishte vendimi i tij për të mos u larguar nga arena. Vetëm pak çaste pas incidentit, toreadori u rikthye për të vazhduar përballjen me Vicioson.

https://twitter.com/i/status/1843168724981014677