LIVE/ Prej 6 vitesh në qeli, merret sot në Hagë vendimi për ish-krerët e UÇK

16 Shtator 2026, 10:07LIVE TEMA
LIVE/ Prej 6 vitesh në qeli, merret sot në Hagë vendimi për

Dhomat e Specializuara të Kosovës, të njohura si Gjykata Speciale, me seli në Hagë, pritet që sot të shpallin vendimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Seanca gjyqësore nisi në orën 10:00 sipas kohës së Hagës, ndërsa transmetimi nga salla e gjyqit do të jetë dhjetë minuta me vonesë. Trupi gjykues që po shqipton aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit kryesohet nga gjykatësi Charles Smith. Ai po lexon përmbledhjen e aktgjykimit në seancën publike në Dhomat e Specializuara në Hagë. Sipas njoftimit zyrtar, seanca pritet të zgjasë rreth dy orë.

Shpallja e aktgjykimit vjen pas një procesi gjyqësor që zgjati afërsisht gjashtë vjet. Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, presin sot aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë.

 
Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë përndjekje, burgosje, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë. Të katërt i kanë mohuar akuzat. Prokuroria ka kërkuar nga 45 vjet burgim për secilin, ndërsa mbrojtja ka kërkuar shpalljen e tyre të pafajshëm. Në fund, Prokuroria në pretencën e saj kërkoi që ish-krerët e UÇK-së të shpallen fajtorë në të gjitha pikat e aktakuzës dhe të dënohen me nga 45 vjet burgim secili. Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së i ka hedhur poshtë ato, duke i cilësuar të pabaza.

Lini një Përgjigje