Lajmi i fundit

LIVE - Nis seanca, jepet verdikti për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin

E BUJSHME/ Nga Holanda te Greqia dhe Serbia, Kombëtarja e Shqipërisë humbet një yll

E BUJSHME/ Nga Holanda te Greqia dhe Serbia, Kombëtarja e Shqipërisë humbet një yll

10:07, 16/09/2026

Jurgen Klop do të ftojë Brajan Grudën në Ligën e Kombeve. Për 22-vjeçarin do të jetë hera e parë që merr ftesë në ndeshje zyrtare.

“Sky” në Gjermani dha detaje nga lista, teksa pritet zyrtarizimi në vazhdim. “Karim Adejemi dhe Kevin Schade po kthehen në ekipin kombëtar.

Adejemi dhe Schade kanë pasur start të mirë, përkatësisht me Barcelonën e Brentfordin, edhe po shpërblehen për golat e shënuar.

Ylli i Këlnit, Said El Mala dhe Brajan Gruda, të cilët nuk u zgjodhën për Kupën e Botës nga ish-trajneri Julian Nagelsman, do të jenë gjithashtu pjesë e skuadrës”, raportohet nga “Sky” në Gjermani.

Trajneri Klop do e ketë debutimin e tij, ndërsa ka vlerësuar Grudën gjatë huazimit te Lajpcig. Përpara janë ndeshjet me Holandën, Greqinë dhe Serbinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco