Kongresemeni amerikan, Keith Self, pak para vendimit përfundimtar të Dhomës Speciale të Hagës për 4 ish-krerët e UÇK-së, ka shprehur shqetësimin për atë që ai e konsideron ndikim të anshmërisë politike në vendimmarrjen e institucioneve të drejtësisë në Hagë.
Në një postim në “X”, Self shkruan se në Hagë po lejohet anshmëria politike në vendimet e saj.
Po ashtu ai shkruan se shpreson që kjo gjykatë mos të ndikohet në vendimin e saj për krerët e UÇK-së, që sipas tij luftuan për pavarësi nga vitet e shtypjes serbe.
“Një temë e vazhdueshme që po del nga Haga duket se është lejimi i paragjykimeve politike për të ndikuar në vendimet e tyre. Shpresoj që një paragjykim i tillë të mos shfaqet këtë javë kur të jepet një vendim në gjyqin e Hashim Thaçit dhe tre civilëve shqiptarë që luftuan për pavarësi nga vitet e shtypjes serbe.
Ballkani është një vatër zjarri në një rajon ku regjimet shtypëse nuk do të donin asgjë më shumë sesa të ndeznin flakët e përçarjes në vend që të punonin drejt pajtimit.”, shkroi Self në X.

