web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sot vendimi final/ Nis seanca në Gjykatën Speciale të Hagës

16 Shtator 2026, 10:20, Kosova & Bota CNA

Sot vendimi final/ Nis seanca në Gjykatën Speciale të Hagës

Ka nisur seanca në Gjykatën Speciale të Hagës. Katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë në sallë, ku ka nisur shqiptimi i aktgjykimit të Shkallës së Parë ndaj tyre.

“Kjo çështje gjyqësore ka të bëjë me sjelljen e të akuzuarve. Nuk ka të bëjë me legjitimitetin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk ka të bëjë me pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës, nuk ka të bëjë me krimet e kryera nga forcat serbe ndaj shtetasve të Kosovës”, tha ndër të tjera kryesuesi i trupës gjykuese, gjykatësi amerikan Charles Smith. 

Në sallën e gjyqit janë të pranishëm të akuzuarit, ekipet e tyre mbrojtëse, përfaqësuesit e Prokurorisë si dhe familjarët. Ndërkohë kujtojmë se Prokuroria ka kërkuar 45 vite burg për secilin prej tyre. /CNA





Lajmet e fundit nga