Rama në Korçë për reformën territoriale, Maliqi në qendër të diskutimit

16 Shtator 2026 | 10:36

Ka nisur në Korçë takimi i kryeministrit Edi Rama në kuadër të turit për rishikimin e ndarjes administrative-territoriale në vend.

Sipas raportimeve, në takim janë të pranishëm kryetarët e bashkive të juglindjes, deputetët e Qarkut të Korçës, si dhe përfaqësues të pushtetit vendor.

Në fokus të diskutimeve janë propozimet për ndryshimin e hartës administrative të vendit, ndërsa një prej çështjeve që pritet të sjellë debat është e ardhmja e Bashkisë Maliq.

Propozimi për shkrirjen e Bashkisë Maliq dhe bashkimin e saj me Bashkinë Korçë është kundërshtuar në Maliq, ku janë zhvilluar protesta, ndërsa kundërshtime kanë ardhur edhe nga punonjës të administratës bashkiake.

Ndërkohë, Këshilli Bashkiak i Maliqit nuk ka miratuar deri tani një qëndrim zyrtar kundër këtij propozimi. Këshilltarët e Partisë Demokratike kanë kërkuar një vendim kundërshtues, ndërsa këshilltarët socialistë kanë kërkuar më shumë kohë për t’u njohur me propozimin.

Edhe kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, ka kërkuar kohë për shqyrtimin e ndryshimeve të propozuara.

Tashmë, diskutimi për hartën e re territoriale ka nisur në teatrin “Andon Zako Çajupi”, ndërsa pritet që gjatë takimit të diskutohet edhe për propozimin që prek drejtpërdrejt Bashkinë Maliq.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sindikata e Punonjësve të Transportit protestë para Bashkisë në Tiranë, Policia ndërhyn për të liruar rrugën

Sindikata e Punonjësve të Transportit ka zhvilluar një protestë këtë të mërkurë përpara godinës së Bashkisë së Tiranës, duke kërkuar zgjidhje për kërkesat dhe problematikat...
10:10 | 16/09/2026

Rama në ceremoninë e hapjes së Konsullatës Shqiptare në Napoli: Italia është ‘alter egoja’ jonë evropiane

Kryeministri Edi Rama mori pjesë ditën e djeshme në ceremoninë e hapjes së Konsullatës së re Shqiptare në Napoli. Gjatë këtij aktiviteti, ai e vlerësoi...
08:37 | 16/09/2026

‘Ish-krerët e UÇK-së meritojnë pafajësinë’, Berisha: Nesër, sytë e shqiptarëve drejt Hagës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në prag të vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së. Berisha shprehet se pret...
22:06 | 15/09/2026