Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Haga jep verdiktin e parë: Nuk kishte sulme ndaj popullatës civile, bie akuza për krime kundër njerëzimit

Shkruar nga Newsbomb
Haga jep verdiktin e parë: Nuk kishte sulme ndaj popullatës civile,
Foto ilustruese

Gjyjata Speciale ka konstatuar se nuk ka pasur krime lufte pas 20 qershorit 1999.

Trupi gjykues ka dalë në përfundimin se nuk është dëshmuar ekzistenca e një sulmi kundër popullatës civile, element kyç që kërkohet për të vërtetuar akuzat për krime kundër njerëzimit.

Sipas gjetjeve të gjykatës, Prokuroria e Specializuar nuk ka arritur të provojë këtë element të akuzës me provat e paraqitura gjatë procesit. Për rrjedhojë, akuzat për krime kundër njerëzimit kanë rënë për katër ish-krerët e UÇK-së.

Vendimi u lexua nga trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Charles L. Smith III, ndërsa shpallja e aktgjykimit ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit po zhvillohet në Hagë, pas një procesi disa vjeçar.

“Lidhur me ekzistencën e një sulmi të përhapur kundër popullatës civile si kusht për krim kundër njerëzimit, Trupi Gjykues konstatoi se ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë se ishte kryer ky sulm i përhapur gjerësisht kundër popullatës civile”, deklaroi Smith.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese