Dita e verdiktit final/ Haga vendos sot për fatin e ish-krerëve të UÇK-së, Smith: Akuza për krime kundër njerëzimit rrëzohet
Tensione para Dhomave të Specializuara në Hagë/ Protestuesit përplasen me policinë holandeze: Largohuni ose d...
Tensione para Dhomave të Specializuara në Hagë/ Protestuesit përplasen me policinë holandeze: Largohuni ose d...
VIDEO/ Në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, qindra shqiptarë mblidhen në Hagë, atmosfer&e...
Mbyllet protesta e 108-të, protestuesit thirrje: Nesër më shumë 15 Shtator, 22:27 Marshimi i protestuesve/...
"KFOR me rëndësi për stabilitetin në Ballkan"/ Daniel Lawton: Administrata e Trump po angazhohet në nivele të lart...
Duke shpjeguar se çfarë është objekt i procesit gjyqësor, Smith ka theksuar se çështja ka të bëjë me veprimet dhe sjelljet e të akuzuarve dhe jo me vlerësimin e UÇK-së apo të qëllimit të saj politik.
HAGË- Kryesuesi i Trupit Gjykues në Hagë, Charles L. Smith III ka kërkuar nga të pranishmit në sallën e gjyqit që të ruajnë qetësinë, duke theksuar rëndësinë e procesit gjyqësor.
“U kërkojmë me mirësjellje personave të qëndrojnë në heshtje. Mbani parasysh që këtu jemi në gjykatë dhe po shqyrtojmë çështje të rëndësishme. Çdo prishje e qetësisë do të çojë në marrjen e masave nga gjykata”, ka thënë Smith.
Duke shpjeguar se çfarë është objekt i procesit gjyqësor, Smith ka theksuar se çështja ka të bëjë me veprimet dhe sjelljet e të akuzuarve dhe jo me vlerësimin e UÇK-së apo të qëllimit të saj politik.
“Kjo çështje gjyqësore ka të bëjë me veprimet dhe sjelljet e të akuzuarve që lidhen me këtë çështje. Nuk ka të bëjë me legjitimitetin e UÇK-së dhe synimin e saj për një Kosovë të pavarur”, është shprehur ai.
Sipas tij, procesi nuk ka për qëllim as krahasimin apo vlerësimin e përgjegjësive të palëve të ndryshme në konflikt.
"Kjo çështje gjyqësore nuk ka të bëjë me vlerësimin e përgjegjësive të njërës palë kundër atyre të palës tjetër. Nuk ka të bëjë me veprimet e forcave paramilitare dhe ushtarake që, padyshim, forcat serbe kryen kundër shqiptarëve të Kosovës”, ka deklaruar Smith.
Ai ka theksuar gjithashtu se procesi nuk lidhet me ndonjë pretendim të përgjithshëm për vetëmbrojtje, por vetëm me akuzat konkrete të paraqitura në aktakuzë.
“Kjo çështje nuk ka të bëjë me çfarëdo pretendimi për vetëmbrojtje. Kjo çështje ka të bëjë vetëm me pyetjen nëse janë kryer krimet e pretenduara në aktakuzë dhe nëse mund të mbahen penalisht të akuzuarit përgjegjës për këto”, ka thënë ai.
Smith ka specifikuar se bëhet fjalë për krimet e pretenduara kundër serbëve, romëve dhe shqiptarëve të Kosovës, të cilat aktakuza i lidh me pjesëtarë të UÇK-së dhe me të akuzuarit.
“Lidhur me këtë aspekt, përgjegjësia e të akuzuarve është vetëm personale. Ky parim mishërohet në kornizën ligjore të Dhomave të Specializuara”, ka përfunduar Smith./Dosja.al
Charles Smith HAGA- Seanca ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së ka nisur zyrtarish në Gjykatën e Specializuar në...
Nicolae Stefanuta STRASBURG- Zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian, Nicolae Stefanuta ka folur për protestat qytetare të cila...
Trupa gjykuese HAGË- Sot vendoset për fatin gjyqësor të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, pas nj...
Glauk Konjufca HAGA- Zv.kryeministri i Kosovës Glauk Konjufca, ndodhet në Hagë ku për pak minuta pritet të nis edhe seanca nd...
Edi Rama ITALI- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka marrë pjesë në hapjen e Konsullatës së Shqipërisë në Napoli...
Gani Thaçi KOSOVË- Gani Thaçi, vëllai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka rrëfyer p&eum...
Katër ish-krerët e UÇK-së HAGË- Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë bërë të ditur se shpallja e...
Edi Rama SHBA- Kryeministri Edi Rama me 20 shtator pritet të udhëtojë drejt SHBA. Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu raporton se kreu...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në prag të vendimit të Gjykatës Speciale në...
Komisioni i Ligjeve TIRANË- Një debat i ashpër ka ndodhur në Komisionin e Ligjeve mes kryetarit Ulsi Manja dhe kreut të Unionit t&...